LAJMI I FUNDIT:

Ziyech: Mbajtëm fanellën e Nourit për një vit në zhveshtore, aksidenti i tij pati ndikim të madh tek unë

Ziyech: Mbajtëm fanellën e Nourit për një vit në zhveshtore, aksidenti i tij pati ndikim të madh tek unë

Futbollisti i Ajaxit, Abdelhak Nouri, pësoi infarkt gjatë një ndeshje miqësore në 8 korrik të vitit 2017 kundër Werder Bremenit, ku ra në fushë pas problemeve të mëdha në zemër.

Pas pesë ditësh, ai ra në koma dhe vetëm më 27 mars të këtij viti u bë e mundur të zgjohet.


Njëri nga miqtë më të mirë të tij ka qenë një yll tjetër i Ajaxit, Hakim Ziyech, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi ka treguar se sa keq e përjetoi atë moment.

 

Ziyech ka treguar se sa shumë i ka munguar Nouri dhe gjestin që ka bërë për ta pasur afër.

“Ajo që i ndodhi Nourit kishte një ndikim shumë të madh edhe te mua. Unë gjithmonë qëndroja afër më të në dhomat e zhveshjes”.

“Kur ai pësoi atë goditje, unë duhet të qëndroja pa atë në dhomat e zhveshjes, diçka që ishte shumë e vështirë për mua”.

“Megjithatë ne vendosëm të mbajmë vendin e tij të lirë gjithmonë. Për një vit fanella e tij qëndroi atje për të na kujtuar se ai është gjithmonë me ne. Kjo më bëri të ndjehesha afër tij, duke parë fanellën e tij e ndjeja se ai ishte brenda meje”, ka treguar Ziyech.

Marokeni prite ta vazhdojë karrierën te Chelsea. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori