LAJMI I FUNDIT:

Zidane e do në skuadër, Reali përgatitë ofertë për Aouar

Zidane e do në skuadër, Reali përgatitë ofertë për Aouar

Zinedine Zidane ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e bashkëkombësit të tij Houssem Aouar.

Mesfushori i talentuar francez ka bërë një sezon të madh te Lyoni dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane.


Juventus, Manchester City dhe Chelsea janë tri skuadrat që e ndjekin prej kohësh dhe synojnë transferimin e tij.

Por së fundmi në garë fuqishëm është futur edhe Real Madridi, pasi Aouar pëlqehet shumë nga trajneri Zinedine Zidane.

Tekniku francez ka kërkuar nga presidenti Florentino Perez transferimin e Aouar gjatë afatit kalimtar veror.

Houssem Aouar. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Perez do t’ia plotësojë këtë dëshirë trajnerit pasi edhe vet presidenti i Los Blancos e pëlqen lojtarin e talentuar.

Mediat spanjolle kanë raportuar se 13 herë kampioni i Evropës është duke përgatitur një ofertë prej 60 milionë euro për transferimin e Aouar.

21-vjeçarit do t’i pëlqente transferimi në La Liga, pasi ai gjithmonë ka admiruar trajnerin Zidane.

Aouar këtë edicion ka zhvilluar 37 ndeshje në të gjitha garat me Lyonin, ku ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë shtatë asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori