LAJMI I FUNDIT:

Zhytet anija me 140 pasagjerë në Indonezi, gjashtë persona humbin jetën – publikohen pamjet rrëqethëse (Foto/Video)

Zhytet anija me 140 pasagjerë në Indonezi, gjashtë persona humbin jetën – publikohen pamjet rrëqethëse (Foto/Video)

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, pasi një anije që transportonte 140 persona është zhytur në brigjet e Indonezisë, duke bërë që dhjetëra vetura që ishin në anije të bien në ujë.

Autoritet përkatëse kanë angazhuar ekipet të shpëtimit për t’i nxjerrë nga uji pasagjerët që ishin në anijen KM Lestari, që u zhyt në bregun e ishullit Sulawesi në lindje të Borneos, transmeton Telegrafi.


Pasagjerët e tmerruar me atë çfarë po ndodhte, janë filmuar duke vrapuar për t’i marrë jelekët me ajër dhe më pas kërcenin me qëllim që të mos përfundojnë nën ndonjë veturë, apo mjet tjetër të rëndë që binin në ujë.

Raportohet se anija ishte zhytur kur dallgët mbi 13 metra të larta goditen anijen që po lëvizte me shpejtësi të vogël, duke bërë që njëra pjesë e saj të zhytet menjëherë.

Ende nuk dihet se sa persona deri më tani janë shpëtuar nga ekipet që kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa është konfirmuar se deri më tani kanë humbur jetën të paktën gjashtë persona.

Sipas mediave lokale, jelekët me ajër nuk ishin të mjaftueshëm për të gjithë pasagjerët që ishin në anije. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori