LAJMI I FUNDIT:

Zhvlerësohet Bitcoin pasi Donald Trump e quajti ‘mashtrim ndaj dollarit amerikan’

Zhvlerësohet Bitcoin pasi Donald Trump e quajti ‘mashtrim ndaj dollarit amerikan’

Vlera e Bitcoinit ra për 10 për qind pasi ish-presidenti i amerikan Donald Trump e quajti atë një “mashtrim ndaj dollarit amerikan”.

Trump ka shtuar se dëshiron që dollari të ishte “monedha e botës”.


“Bitcoin, thjesht duket si një mashtrim. Nuk më pëlqen sepse është një monedhë tjetër që garon ndaj dollarit”, kishte pohuar Trump për Fox News, përcjell Telegrafi.

Ai gjithashtu u bëri thirrje vëzhguesve të SHBA-së që të ndërmarrin veprime, duke shtuar që kriptovalutat duhet të monitorohen nga afër dhe të kenë rregullim të lartë.

Donald Trump e quan Bitcoinin një 'mashtrim ndaj dollarit amerikan'
Lexo po ashtu Donald Trump e quan Bitcoinin një 'mashtrim ndaj dollarit amerikan'

Kjo është hera e dytë që Trump flet për këtë valutë pasi ai kishte thënë se nuk ishte “dashamirë i Bitcoinit dhe kriptovalutave të tjera” në vitin 2019, pasi Bitcoin kishte rënë nga 20 mijë dollarë në 6 mijë dollarë në gjysmën e parë të vitit 2018.

Sipas CoinMarketCap, aktualisht Bitcoin po tregtohet me 33,500 dollarë.

Çmimi i Bitcoinit vazhdimisht ka rënë që nga fillimi i muajit maj dhe deri më tani nuk është rikuperuar.

Kjo rënie e vlerës i atribuohet Kinës e cila ka ndaluar bankat të ofrojnë shërbime në lidhje me kritpovalutat, si dhe prodhuesit të makinave elektrike Tesla ku kishte njoftuar se nuk do të pranoj pagesa me këto valuta. /Telegrafi/