Zhvillim i papritur: Real Madridi gati të nënshkruajë me Rodrin

Gazetari spanjoll Ramon Alvarez ka konfirmuar se qëndrimi i Real Madridit për transferimin e Rodrit ka pësuar një ndryshim të rëndësishëm gjatë orëve të fundit.
Drejtuesit e klubit kanë kaluar nga refuzimi i idesë për ta transferuar mesfushorin spanjoll, në shqyrtimin serioz të mundësisë për ta realizuar këtë marrëveshje.
Alvarez thekson se nuk ka informacione që konfirmojnë ekzistencën e një marrëveshjeje mes Real Madridit dhe Manchester Cityt në këtë fazë, por shton se brenda klubit madrilen ekziston vullneti për të eksploruar mundësinë e transferimit.
Sipas tij, edhe vetë Rodri është i gatshëm të bëjë gjithçka që është e mundur për ta lehtësuar kalimin e tij në "Santiago Bernabeu".
🚨Giro en las últimas horas en el Real Madrid. De no contemplar el fichaje a querer entrar en la operación. No me consta ningún acuerdo con el City, pero sí la intención de explorarlo. El jugador pondrá de su parte. Más detalles en el canal. pic.twitter.com/xVJsZ9h34Z
— Ramón Álvarez de Mon (@Ramon_AlvarezMM) July 21, 2026
Ky zhvillim vjen pasi raportimet e mëparshme pretendonin se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, nuk ishte entuziast për transferimin e mesfushorit spanjoll, kryesisht për shkak të shqetësimeve lidhur me gjendjen e tij fizike dhe rikthimin pas një dëmtimi serioz në gju.
Megjithatë, paraqitjet mbresëlënëse të Rodrit me Kombëtaren e Spanjës në Kupën e Botës 2026, ku ai u shpall lojtari më i mirë i turneut, kanë bërë që drejtuesit e Real Madridit të rihapin diskutimet për një transferim të mundshëm gjatë këtij afati kalimtar.
El Real Madrid ya cuenta con el visto bueno de Rodri y, desde el punto de vista contractual, las partes ya están muy cerca.
Florentino Pérez se muestra ahora mucho más abierto a la posibilidad de ficharlo.
Todavía no hay ninguna negociación en curso con el Manchester City. https://t.co/NDbDbwOHOs
— Matteo Moretto (@MatteMoretto) July 21, 2026
Nga ana tjetër, Manchester City i ka ofruar Rodrit një kontratë të re, duke qenë se marrëveshja aktuale e tij skadon në verën e vitit 2027.
Megjithatë, mesfushori dëshiron fillimisht të kuptojë qëndrimin përfundimtar të Real Madridit për transferimin e tij, përpara se të marrë një vendim për rinovimin e kontratës me kampionët anglezë./Telegrafi/










































