Edon Zhegrova është inkuadruar në lojë te Juventusi në minutën e 71-të të ndeshjes ndaj Bolognas.

“Zonja e Vjetër” po udhëheq 2:0, falë golave të Jonathan David dhe Khéphren Thuram.


Zhegrova ishte në bankën rezervë në dy fitoret e fundit të Juventusit ndaj Atalantës dhe Genoas, ndërsa këtë herë mori minuta në një duel të rëndësishëm.

Bardhezinjtë po luftojnë për të siguruar një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Juventusi duket në rrugë të mirë për ta forcuar këtë objektiv: nëse e ruan fitoren sot, do të krijojë epërsi prej pesë pikësh ndaj ndjekësve të drejtpërdrejtë, Como dhe Roma. /Telegrafi/

telegrafi sport app