LAJMI I FUNDIT:

I zhdukur që nga 8 prilli, familjarët e biznesmenit Bedri Rexhepi kërkojnë ndihmën e qytetarëve

I zhdukur që nga 8 prilli, familjarët e biznesmenit Bedri Rexhepi kërkojnë ndihmën e qytetarëve
Veura e Bedri Rexhepit, e gjetur në Janjevë dhe axha i tij Mehdiu

Bedri Rexhepi nga Lipjani është zhdukur që nga data 8 prill.

Lidhur me zhdukjen e Rexhepit është arrestuar një i dyshuar, i cili po qëndron në paraburgim.


Një ditë pas zhdukjes, vetura e tij është gjetur e braktisur në arat e fshatit Janjevë të Lipjanit, por jo edhe ai.

Për këtë rast ka folur për RTV Dukagjinin axha i Bedriut, Mehdi Rexhepi.

“Deri më sot nuk kemi pasur asnjë informacion për fatin e Bedriut. Policia nuk po na japin informacione për të mos dëmtuar procesin e hetimit. Jemi shumë në ankth. Në emër timin dhe të familjes Rexhepi, lus të gjithë qytetarët që sado pak kanë ndonjë informacion të lajmërohen në stacionin më të afërt të policisë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Mehdi Rexhepi thotë se nipi i tij ka pasur një biznes për dhënie në huazim të veturave.

Axha i të zhdukurit thotë se nuk e njohin personin që është arrestuar si i dyshuar për rastin e zhdukjes së nipit të tij.

“Është punë e organeve të rendit të veprojnë më tutje”, rrëfen më tej Bedri Rexhepi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori