LAJMI I FUNDIT:

Zhduket adoleshentja shqiptare në Irlandë

Zhduket adoleshentja shqiptare në Irlandë

Një 17-vjeçare shqiptare e cila jetonte në Irlandë, rezulton e zhdukur që prej 4 ditësh.

Olta Dodaj raportohet se u pa për herë të fundit të mërkurën, më 11 prill, rreth orës 14.45 në Newbridge.


Olta është përshkruar si 1.6 m e gjatë, me flokë të gjatë kafe dhe sy kafe.

Policia lokale e Newbridge ka publikuar edhe një foto të vajzës shqiptare, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.

Secili që mund të ketë parë Oltën kërkohet stacionin e policisë në numrat 045 440180 dhe 1800 666 111 ose në secilin stacion policie.