LAJMI I FUNDIT:

Zharku takoi ambasadoren kroate në Kosovë, Marija Kapitanoviq

Zharku takoi ambasadoren kroate në Kosovë, Marija Kapitanoviq

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti sot ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, me të cilën bisedoi për projektet e realizuara në sferën e infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe për ato që do të realizohen në vijim, si dhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve, Kosovës dhe Kroacisë.

Zharku e njoftoi ambasadoren Kapitanoviq më gjerësisht për projektet infrastrukturore që Ministria e Infrastrukturës planifikon t’i realizojë në të ardhmen.


Gjatë takimit, ministri Zharku dhe ambasadorja Kapitanoviq vëmendje të posaçme i kushtuan idesë për organizimin e një forumi të bizneseve të Kosovës dhe Kroacisë, si një mundësi shtesë për të forcuar lidhjet ekonomike në mes dy vendeve në dobi të zhvillimit të mëtejmë ekonomik./Telegrafi/