LAJMI I FUNDIT:

Zharku e njofton shefin e FMN-së për projektet infrastrukturore

Zharku e njofton shefin e FMN-së për projektet infrastrukturore

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti në takim një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovë, të kryesuar nga shefi i këtij institucioni, Jacques Miniane.

Në këtë takim u bisedua për ecurinë e zhvillimit të projekteve strategjike të Ministrisë së Infrastrukturës dhe për nevojat buxhetore të domosdoshme të MI-së për realizimin e këtyre projekteve.


Në veçanti u bisedua për punimet që po zhvillohen në ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, për mundësitë e financimit të autostradës së re Prishtinë-Gjilan, projektin e rrugës N9 Prishtinë – Pejë, projektin Gjurgjicë – Klinë, projektin Skenderaj-Drenas, rikonstruktimin e rrugës Prishtinë-Podujevë, si dhe për projekte të tjera infrastrukturore.

Po ashtu, u bisedua edhe për mundësinë e investimit në përmirësimin dhe rehabilitimin e infrastrukturës hekurudhore dhe për aviacionin civil – shërbimet ajrore të navigimit në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. /Telegrafi/