LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet për Prishtinën: Krahasimet e statistikave mes LDK-së dhe VV-së më 2013 dhe 2017 (Foto)

Zgjedhjet për Prishtinën: Krahasimet e statistikave mes LDK-së dhe VV-së më 2013 dhe 2017 (Foto)

Në tërë territorin e Republikës së Kosovës, sot u mbajtën zgjedhjet e rregullta lokale.

43,82 për qind e votuesve me të drejtë vote, kanë votuar sot për të preferuarin e tyre për kryetar komune në tërë komunat e Kosovës.


Siç edhe pritej, në kryeqytet është zhvilluar një garë e ngushtë në mes Shpend Ahmetit të Vetëvendosjes dhe Arban Abrashit të LDK-së, të cilët do të garojnë sërish në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve që do të mbahet më 19 nëntor.

Rezultatet në të gjitha komunat e Kosovës
Lexo po ashtu Rezultatet në të gjitha komunat e Kosovës

Deri tash, kur ende po vazhdon procesi i numërimit të votave nga KQZ, Shpend Ahmeti i VV-së ka arritur të marrë 44,52 për qind apo 29,063 vota, ndërkaq Arban Abrashi i LDK-së ka marrë 35,89 për qind apo 23,430 vota, shkruan Telegrafi.

Pra, diferenca deri më tani në mes Ahmetit e Abrashit është 5,633 vota (8,63 në përqindje).

Kujtojmë se edhe në zgjedhjet lokale të 2013-ës, para shkuarjes në balotazh, VV dhe LDK kishin një garë të ngushtë. Atë kohë, kandidati i LDK-së, Isa Mustafa, kishte arritur të marrë 42,75 për qind apo 37,755 vota, kurse Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje 31,89 për qind apo 27 mijë e 415 vota. Pra, diferenca në 2013-ën mes Mustafës dhe Ahmetit ishte 10,340 vota (10.86 në përqindje). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori