LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, deri në orën 11:00 kanë votuar 16.3 për qind e votuesve

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, deri në orën 11:00 kanë votuar 16.3 për qind e votuesve

Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Mal të Zi, ku të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 542.468 qytetarë.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 20:00.

Sipas të dhënave të Qendrës për Monitorim dhe Kërkim (CeMI), deri në orën 11:00 kanë votuar 16.3 për qind e votuesve të regjistruar, raporton mediumi malazez Vijesti, transmeton Telegrafi.


Në garë marrin pjesë 15 lista zgjedhore të koalicioneve dhe partive, të konfirmuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Mal të Zi.

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, pjesë e lëvizjes “Evropa Tani” ka ushtruar të drejtën e votës në Podgoricë, raporton Pobjeda.

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq

Në zgjedhjet e sotme lëvizja “Evropa Tani” ka hyrë për herë të parë në garë, e cila sipas hulumtimeve ka përkrahjen më të madhe të qytetarëve.

E dyta për nga numri i përkrahësve është “Partia Demokratike e Socialistave” (PDS).

Në trend Botë

Më shumë
Shefi i policisë në Florida: Nëse qëndroni dhe nuk largoheni nga uragani Milton, shkruani emrin tuaj në trup

Shefi i policisë në Florida: Nëse qëndroni dhe nuk largoheni nga uragani Milton, shkruani emrin tuaj në trup

Amerika
Zelensky: Nëse Rusia do të kishte arritur të na nënshtronte, objektivi tjetër do të ishte Ballkani

Zelensky: Nëse Rusia do të kishte arritur të na nënshtronte, objektivi tjetër do të ishte Ballkani

Evropa
Uragani Milton zbret në Florida, raportohet për të vdekur

Uragani Milton zbret në Florida, raportohet për të vdekur

Amerika
Rusët shënjestrojnë civilët ukrainas, u hedhin bomba nga dronët

Rusët shënjestrojnë civilët ukrainas, u hedhin bomba nga dronët

Evropa
Ministri izraelit i Mbrojtjes thotë se përgjigja ndaj Iranit do të jetë 'vdekjeprurëse, e saktë'

Ministri izraelit i Mbrojtjes thotë se përgjigja ndaj Iranit do të jetë 'vdekjeprurëse, e saktë'

Azia
Zëvendëspresidentja amerikane i kishte kërkuar Zelenskyt të zhvillonte planin e trashëgimisë, në rast të vrasjes ose kapjes përpara pushtimit rus

Zëvendëspresidentja amerikane i kishte kërkuar Zelenskyt të zhvillonte planin e trashëgimisë, në rast të vrasjes ose kapjes përpara pushtimit rus

Amerika
Kalo në kategori