LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në Mal të Zi: Shqiptarët optimist për fitore në Tuz

Zgjedhjet në Mal të Zi: Shqiptarët optimist për fitore në Tuz

Derisa në komunën e Tuzit po vazhdon procesi i votimit, shqiptarët të cilët jetojnë në këtë vend shprehen optimist për këto zgjedhje, pasi sipas tyre kësaj radhe janë tri parti shqiptare të cilat janë bërë bashkë.

Në qendrën kryesore të votimit në Tuz, sipas anëtarëve të Këshillit Zgjedhor, mbi 50 për qind kanë dalë për të votuar, ndërsa mohojnë të ketë pasur ndonjë parregullsi, përveç atyre teknike.


Enver Gjokaj, i cili jeton në Kaliforni, ka ardhur në Tuz të përcjellë procesin zgjedhor, që sipas tij është historik për Malësinë. Ai uron që Tuzi të udhëhiqet në katër vjetët e ardhshme nga shqiptarët.

“Jemi ardhur për të suportuar  këtë çështje  të fitojmë, sot është fitore e madhe sot, dhe që Malësia të jetë çdo herë e më mirë…Ashtu jemi të informuar që sot do të fitojmë dhe duhet të jemi optimist që sot të fitojmë. Ky është vendi jonë i Malësisë  dhe Malësia do të fitojë…. Prej këtyre personave presim që të udhëheqin Tuzin për çështje shqiptare, për çështje të Malësisë”, tha ai.

Zgjedhjet e sotme i sheh si të një rëndësie të madhe edhe qytetari tjetër i Tuzit, Arton Gjokaj, i cili për KosovaPress tha se në këtë ditë vendoset e ardhmja e qytetarëve të Malësisë.

“Sot është një ditë e veçantë  për gjithë qytetarët e Tuzit, gjegjësisht gjithë qytetarët  e Tuzit. Gjegjësisht gjithë qytetarët e Malësisë. Pres që këto zgjedhje  të kalojnë  pa incidente  dhe pa probleme. Dhe gjithë qytetarët të dalin në zgjedhje dhe të votojnë listën e tyre të preferuar, sepse në këtë ditë vendoset e ardhmja e qytetarëve të Malësisë… Optimizmi është gjithmonë në nivel  dhe shpresa vdes e fundit… Dëshira e çdo shqiptari është të qeverisë vendin e vet. Andaj ne jemi optimist në këtë drejtim”, ka thënë ai.

E anëtari i Këshillit Zgjedhor në Kuvendin e Komunës, Leon Dukaj, tha se deri në orët e pasdites në këtë qendër votimi kanë votuar mbi  50 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

“Deri më tani kanë dalë  460 votues  nga 851 sa kanë të drejtë vote. Pra me përqindje 51,2  për qind…. Përveç kompjuterit, i cili është herë pas here duke u ristartuar, që ka ndodhur për herë të parë në këtë vend, deri më tani nuk ka pasur parregullsi tjera”, ka thënë ai.

Analisti politik, Kristian Duka, thotë për KosovaPress  se këto janë zgjedhjet e para që po mbahen si komunë e pavarur dhe se fushata për këto zgjedhje ka qenë e qetë. Sipas tij, kushdo që fiton këto zgjedhje do ta presin punë të shumta në këtë komunë.

“Kemi pesë parti politike që garojnë dhe një koalicion, koalicioni shqiptarë. Ajo çka është pritur me dekada  me radhë, bashkimi i shqiptarëve  në një koalicion të vetëm tashmë është realizuar.  Dhe këtë ditë dhe para disa ditëve  fushata ka qenë shumë e qetë dhe nuk ka pasur ekcese  dhe në mënyrë shumë demokratike… Puna  e vërtetë fillon nesër më 4 e tutje sepse, komuna e Tuzit, si komuna më e re  kërkon në punë dhe një angazhim  shumë të madh, kështu që mendoj  që barra kryesore dhe  angazhimi kryesor  i partive politike që do të formojnë  pushtetin  e ardhshëm  në Tuz do të fillojë vetëm nesër, sepse kërkohet themelimi i  administratave të ndryshme, pastaj e organeve të ndryshme dhe  kështu me radhë”, tha Duka.

Ai tha se për këto zgjedhje shqiptarët janë bashkuar dhe se qytetarët sipas tij meritojnë një udhëheqje shqiptare.

Kujtojmë se për këto zgjedhje janë hapur 30 qendra votimi, dhe të drejtë vote kanë 11,800 qytetarë.  Kjo e diele pritet të jetë historike, pasi për herë të parë pas 62 vjetësh, Tuzi do të ketë një udhëheqje komunale të pavarur nga Podgorica.

Në trend Botë

Më shumë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori