eksperti ad

Burime të Gazetës Blic, kanë bërë të ditur së 15 qershori është diskutuar si data me e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, pasi që, kjo datë është me përshtatshme për t’i dhenë kohë më shumë edhe KQZ-së për përgatitjen sa më mirë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Ai ka thënë se në takime është diskutuar edhe ky opsion duke marrë parasysh deklaratën e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka e cila ka deklaruar se 8 qershori është opsion thuajse i pamundur për t’i organizuar zgjedhjet.


Ndryshe edhe kjo datë, pra 15 qershori është brenda afatit kushtetues, që parashihet se zgjedhjet në raste të shpërndarjes së Kuvendit duhet të mbahen jo më vonë se 45 ditë.

Bazuar në ligjin aktual për zgjedhjet e përgjithshme, zgjedhjet e parakohshme mbahen brenda një periudhe të shkurtër kohore, ndërkaq rregulloret imponojnë një fushatë elektorale jo më të gjatë se 10 ditore.

“Nuk ka kohë të mjaftueshme për t’i organizuar zgjedhjet më 8 qershor, sepse do t’i kemi në dispozicion vetëm 30 ditë. Do të jetë një kohë shumë e shkurtër. Pra, nëse vendoset që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 8 qershor, KQZ-ja është para një sfidë të madhe. Prandaj 8 qershori po më duket si opsion i pamundur”, ka deklaruar pak ditë me parë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka. /Telegrafi/