LAJMI I FUNDIT:

Beqaj: Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri, përsëritje e skenarit të Vuçiqit

Beqaj: Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri, përsëritje e skenarit të Vuçiqit

Analisti politik, Belul Beqaj në një intervistë të dhënë për Telegrafin, ka folur rreth procesit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, të cilat do të mbahen më 19 maj.

Beqaj, deklaroi për Telegrafin se zgjedhjet në këto komuna, nuk do të sjellin asgjë të re.


“Çdo veprim ka qenë i menduar dhe i orkestruar, dhe nga këto zgjedhje do të shohim Deja Vu. Një politikë e cila ka qenë e pranishme deri tash dhe asgjë të re, do të jenë pak a shumë akterët e vjetër në Serbi dhe faktori ynë në Kosovë, që përgatit skenarin për të vazhduar dialogun ashtu siç po mendojnë këta dhe jo siç po mendon pjesa kryesore  vendimmarrëse në BE, duke u udhëhequr nga Merkeli”, theksoi Beqaj për Telegrafin.

Beqaj ndër të tjera tha që, zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri janë dështim, për shkak se po përsëritet skenari i Vuçiqit, i cili kërkon që të i marrë sërish këto poste dhe të mos i lejojë shqiptarët t’i përmbushin ato.

Presidenti shpall zgjedhjet për kryetarë në katër komunat veriore
Lexo po ashtu Presidenti shpall zgjedhjet për kryetarë në katër komunat veriore

“Zgjedhjet nuk mund të dështojnë në asnjë variant në veri, por ato janë dështim për shkak se po përsëritet skenari, i cili ka qenë arsyeja pse po mbahen këto zgjedhje. Asnjë argument përmbajtjesor pse ata kanë dhënë dorëheqje në komunat e veriut nuk ka ndryshuar, dhe as pse tash po dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje, nuk ka diçka më ndryshe. Skenari i Vuçiqit nuk ka ndryshuar ai kërkon t’i marrë sërish këto poste të njëjta, dhe të mos i lejojë shqiptarët që t’i marrin këto poste”, tha Beqaj.

Theksojmë se kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, më 27 nëntor të vitit 2018, kanë dhënë dorëheqje, duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia.

KQZ vendos për ndarjen e mjeteve për fushatën zgjedhore në katër komunat veriore
Lexo po ashtu KQZ vendos për ndarjen e mjeteve për fushatën zgjedhore në katër komunat veriore

Në deklaratën e përbashkët, ish-kryetari i Zubin Potokut, Stevan Vuloviq, i Zveçanit, Vuçina Jankoviq, i Leposaviqit, Zoran Todiq, dhe i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, kanë thënë se me këtë taksë, “serbëve të Kosovës u është kërcënuar e drejta për jetesë, shërim dhe mbijetesë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori