LAJMI I FUNDIT:

Zgjatja e orarit për gastronominë, shkarkimi i bordit të AKP-së dhe emërimi i atij të ARKEP-it – ngjarjet kryesore të javës në ekonomi

Zgjatja e orarit për gastronominë, shkarkimi i bordit të AKP-së dhe emërimi i atij të ARKEP-it – ngjarjet kryesore të javës në ekonomi

Zgjatja e orarit të shërbimit të gastronomisë pas lehtësimit të masave kundër pandemisë COVID-19, shkarkimi i bordit të drejtorëve të Agjencisë Kosovare (AKP) të Privatizimit dhe emërimi i bordit të ri të Agjencisë Rregullative të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), ishin disa ngjarjet kryesore që e karakterizuan këtë javë në ekonomi.

Nga fillimi i javës, shërbimet e gastronomisë në Kosovë do të lejohet të punojnë deri në ora 23:00.


Kështu ishte marr vendim gjatë mbledhjes së fundit të Qeverisë së Kosovës, e cila miratoi propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministri Arben Vitia gjatë kësaj mbledhje kishte thënë se masat janë liruar pasi edhe numri i të infektuarve ka rënë dukshëm dhe kanë ardhur në këtë përfundim në diskutim me të gjitha palët e interesit.

“Zgjatja e orarit të punës për shërbimet e gastronomisë do të jetë deri në ora 23:00”, kishte njoftuar Vitia, përcjell Telegrafi.

Me 65 vota për, 2 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët kanë marr vendim që bordi i drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit të mos vazhdoj më punën.

Pas disa orësh diskutime e akuza ndaj këtij bordi, ligjvënësit fillimisht votuan për raportin e vitit të kaluar të kësaj agjencie, i cili nuk u miratua.

Kuvendi shkarkon Bordin e AKP-së
Lexo po ashtu Kuvendi shkarkon Bordin e AKP-së

Kryeministri Albin Kurti gjatë diskutimi në Kuvend, ishte shprehur se me shuarjen e AKP-së, do të krijohet Fondi Sovran.

“Pse duhet të shuhet AKP-ja, sepse duhet të ndërtohet Fondi Sovran, nuk mundemi mi pas të dyja. Për ta shuar AKP-në duhet ta shkarkojmë bordin. Kuvendi ngarkon, Kuvendi shkarkon, AKP-ja shuhet dhe ngritët Fondi Sovran”, kishte thënë Kurti, përcjell Telegrafi.

Po ashtu, gjatë të njëjtës seancë, Kuvendi me 61 vota për, asnjë kundër e abstenim ka miratuar propozimin e Qeverisë së Kosovës për emërimin e bordit të ARKEP-it.

Autoriteti Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare do të ketë kryetar Nazim Rrahimin dhe katër anëtarë.

Emërohet Bordi i ri i ARKEP-it
Lexo po ashtu Emërohet Bordi i ri i ARKEP-it

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së fundit ka marrë vendim që të dërgoj në Kuvend mendimin në lidhje me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete.

Kurti pas këtij vendimi ka reaguar duke thënë se ka filluar “fundi i zhvatjes përmes homologimit”.

“12 vjet radhazi kishim monopol në homologimin e automjeteve që pasuronte një oligark duke imponuar barrierë tregtare”, ka shkruar Kurti në Facebook, përcjell Telegrafi.

Kurti: Filloi fundi i zhvatjes përmes homologimit, është në duart e deputetëve ndryshimi i Ligjit për Automjete
Lexo po ashtu Kurti: Filloi fundi i zhvatjes përmes homologimit, është në duart e deputetëve ndryshimi i Ligjit për Automjete

Ndryshe, me këtë vendim i është hapur rruga largimit të homologimit si detyrim për veturat që importohen nga vendet e Bashkimi Evropian.

Gjatë kësaj jave, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se në analizat e kryera në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka rezultuar se në Kosovë është prezent Gripi i Shpezëve tipi H5N8.

AUV po ashtu bënë të ditur se janë asgjësuar shpezët në pesë ferma të ekonomive familjare në katër qytete të ndryshme dhe dy ferma të tjera janë duke u diagnostikuar dhe të cilat po mbahen në izolim.

AUV konfirmon: Gripi i shpezëve prezent në Kosovë
Lexo po ashtu AUV konfirmon: Gripi i shpezëve prezent në Kosovë

Nga lajmet botërore që karakterizuan ekonominë gjatë javës, ishte rënia e theksuar e vlerës së Bitcoinit, ku për herë të pas 14 javëve të fundit, kjo kriptovalutë kishte rënë në nivelin e 40 mijë dollarëve.

Ky është niveli më i ultë që nga 9 shkurti, kur për herë të fundit kishte rënë nën këtë vlerë. /Telegrafi/