Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj-Gashi me ftesë të Zyrës së Ballkanit për Asistencë në Sofje, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me temën “Përkrahja politike për ndërmarrjet që startojnë dhe për sipërmarrësit e rinj”, e organizuar nga Zyra e Ballkanit për Asistencë për dhjetë vendet e rajonit përfshirë Kosovën.
Në këtë konferencë ishin të pranishëm përfaqësues të Qeverisë së Bullgarisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Serbisë, Bosnje e Hercegovinës dhe nga Mali i Zi, si dhe përfaqësues të Odave Ekonomike, Shoqatave të Biznesit.
Zëvendësministrja Zogaj-Gashi foli për ekonominë e Kosovës, politikat stimuluese që po ndërmerr Qeveria e Republikës së Kosovës në adoptimin e politikave stimuluese në mënyrë që të krijojë një ekosistem të përshtatshëm që do të ndihmojë në fuqizimin e NVM-ve.
“Qeveria e Kosovës ka hartuar dhe aprovuar dokumente të rëndësishme strategjike, si: Strategjia Kombëtare për Zhvillim Ekonomik 2016-2021; Programi i Reformave Ekonomike; Plani për Zbatimin e MSA-së 2016-2020 dhe janë duke draftuar Strategjinë për NVM-të 2017-2020, në të cilat dokumente zhvillimi dhe fuqizimi i NVM-ve zë një vend parësor”, tha ajo.
Zogaj-Gashi shtoi po ashtu se Qeveria e Kosovës po punon me intensitet të lartë në sigurimin me furnizim të qëndrueshëm dhe stabil me energji elektrike, e cila është përcjell me vite si një ndër barrierat e të bërit biznes, përmirësimi i infrastrukturës fizike (rrugore dhe hekurudhore), përmirësimi i infrastrukturës dhe asaj të cilësisë (zona ekonomike dhe parqe të biznesit), zbatimin e një numri të gjerë të reformave, të cilat mbulojnë një gamë të gjerë të aktiviteteve dhe masave në të cilat janë shënuar rezultate të mira, si: përmirësimi i legjislacionit, lejeve licencave; përmirësimi dhe mënjanimi i barrierave administrative dhe atyre tregtare, liberalizimi i importit për makineritë dhe linjat prodhuese dhe pajiset e sektorit të TIK, lehtësimi i qasjes në financa për NVM-së përmes themelimit të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive, thellimi i dialogut publik – privat, rritja e efikasitet të administratës, qeverisja elektronike, draftimi i udhëzimit Administrativ për lirimet tatimore 1 deri 6 vite për biznese varësisht nga shuma e investimit dhe numërim të punëtorëve të punësuar etj.
Zëvendësministrja, gjithashtu foli për sektorin e TIK dhe Efiçiencën e Energjisë, projektet të cilat janë duke u implementuar në këta dy sektorë.
Ndryshe, në kuadër të vizitës në Bullgari, zëvendësministrja së bashku me përfaqësuesin e Odës Ekonomike të Kosovës, Afrim Tejeci vizituan Ambasadën e Republikës së Kosovës në Republikën e Bullgarisë, ku u pritën nga Ambasadori Shpend Kallaba dhe Sekretarja e Parë Bubulina Krasniqi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A po e sjell Shkëlqim Devolli gjigantin McDonald’s në rajon?
CEFTA dhe Instrumentet e Tregut të Përbashkët Rajonal për integrimin e përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm të BE-së
Shkenca e të Dhënave – Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore
A don me mësu qysh me editu video?
A po e sjell Shkëlqim Devolli gjigantin McDonald’s në rajon?
Vip Card e Petrol Company, kartela më e kërkuar e besnikërisë
Matematikë e thjeshtë, Nissan X-Trail i ri “00” - Auto Mita
RIT Kosovo (A.U.K) organizon Gala Dinner Fundraising- “Support Kosova’s Next Success Story”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë