Siç njoftojnë nga MPJ e Maqedonisë së Veriut, më 15 dhe 16 prill për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut është zëvendësministri i Punëve të Jashtme, i ngarkuar për diasporën greke, Terens Nikolaois.

Na takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov u shpreh kënaqësia e trendit të rritjes që zhvillon marrëdhëniet dhe bashkëpunimin, sipas parimeve të marrëveshjes së Prespës dhe komunikimit intensiv mes dy vendeve. U konstatua bashkërisht se vizita historike e kryeministrit grek, Alexis Tsipras dhe marrëveshjet e nënshkruara, janë një hapa të rëndësishëm në konkretizimin e bashkëpunimit, posaçërisht në planin ekonomik dhe ndërlidhjen kufitare, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ministri Dimitrov falënderoi për përkrahjen nga Greqia për integrimet e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE, duke theksuar besimin e ndërsjellë dhe vullnetin e përbashkët se mund të zgjidhen të gjitha çështjet që kanë këto dy shtete.

Në kuadër të vizitës, zëvendësministri Quick kishte takim në Qeveri me kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Diasporës, Edomnd Ademi dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski./Telegrafi/