LAJMI I FUNDIT:

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi kërkon falje për praninë e dy ministrave të vendit të tij në të ashtuquajturën ‘festë e Ditës së Republikës Srpska’ në Sarajevë

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi kërkon falje për praninë e dy ministrave të vendit të tij në të ashtuquajturën ‘festë e Ditës së Republikës Srpska’ në Sarajevë

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, njëherësh edhe kryetar i Partisë Boshnjake, Ervin Ibrahimoviq, ka vizituar Sarajevën, ku ka takuar zëvendëskryetaren e Këshillit të Ministrave dhe ministren e Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Bisera Turkoviq.

Atje, zëvendëskryeministri i Malit të Zi, ndër tjerash ka kërkuar falje për prezencën para pak ditësh të dy ministrave të Qeverisë së Malit të Zi në të ashtuquajturën ‘festë e Ditës së Republikës Srpska’ në Sarajevë, përcjell Telegrafi.


Me këtë rast, ai ka shprehur bindjen se ata nuk përfaqësonin dhe nuk mund të përfaqësonin shumicën e Malit të Zi.

Ndërkohë Turkoviq ka përsëritur qëndrimin e saj të mëparshëm se ishte e befasuar nga prania e dy ministrave të Qeverisë së Malit të Zi në festimin e 9 janarit si Dita e RS-së, sepse Gjykata Kushtetuese e Bosnjë-Hercegovinës e shpalli atë festë jokushtetuese dhe se prania e tyre dëmton marrëdhëniet mes dy vendeve përndryshe miqësore dhe fqinje.

“E nderuara zonja Turkoviq falënderoi për vizitën dhe shprehu besimin e saj se, pavarësisht nga kjo ngjarje fatkeqe, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina do të vazhdojnë të ndërtojnë, ushqejnë dhe përmirësojnë vazhdimisht marrëdhëniet e mira dhe miqësore dypalëshe, si dhe se Mali i Zi, pavarësisht sfidave politike në të cilën ndodhet, të ruajë rrugën e saj euroatlantike, civile dhe demokratike”, citohet të ketë njoftuar Partia Boshnjake.

Ndryshe, e ashtuquajtura ‘festë e Ditës së Republikës Srpska’ në Sarajevë kishte nxitur reagime të shumta.

Një reagim kishte ardhur edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bosnje dhe Hercegovinë e cila ka reaguar edhe ndaj vendimit për dekorimin e presidentit rus, Vladimir Putin nga ana e udhëheqësit serb të Bosnjës, Milorad Dodik.

“… vendimi i (Milorad) Dodik për të festuar 9 janarin është i paligjshëm. Ai shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës sipas të cilit festimi është antikushtetues”, citohet të ketë thënë më tej ambasada amerikane.

Ata kanë përkujtuar se neni 3 i Marrëveshjes së Dejtonit është i qartë dhe se Republika Srpska duhet të respektojë plotësisht vendimet e institucioneve të Bosnjë-Hercegovinës, përfshirë vendimet detyruese të Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht nëse i pëlqejnë apo jo.

Veç kësaj, një “përplasje” ka ndodhur edhe ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe mediave në Serbi.

Kjo pasi që djali i presidentit të Serbisë, Danilo, i cili nuk ka një pozicion zyrtar, ishte ndër “të ftuarit e nderit” në Sarajevë në të ashtuquajturën festë të Ditës së Republikës Srpska në Sarajevë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori