LAJMI I FUNDIT:

Zemaj thotë se rastet me coronavirus u rritën pas lirimit të masave dhe tubimit të 12 qershorit

Zemaj thotë se rastet me coronavirus u rritën pas lirimit të masave dhe tubimit të 12 qershorit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë sot rritja e rasteve me coronavirus ka ardhur si rrjedhojë e lirimit të masave dhe protestës së Vetëvendosjes më 12 qershor.

Zemaj para kryetarit Ahmeti paralajmëroi testime masive për COVID-19, ndonëse ditëve të fundit është ndaluar testimi i kontakteve të personave me coronavirus.


“Frytet e rritjes së numrit janë duke i gëzuar nga lirimet që kanë ndodhur në fund të majit, e sidomos pas datës 12 qershor. Por menaxhimi dhe synimi jonë është që kemi situatën në kontroll”, tha ai.

Siç njofton KP, krahas kësaj, Zemaj theksoi se shumë shpejt do të bëjnë publike strategjinë anti COVID-19 për tre muajt e ardhshëm.

“Jemi duke shikuar dhe rishkuar situatën që të kalojmë në testime masive. Kemi formuar edhe grup të ekspertëve brenda Ministrisë së Shëndetësisë, i cili do të adresohet shumë shpejt me rekomandime të qarta për testime edhe për strategjinë e re anti COVID. Sidomos për tre muajt e ardhshme”, tha ai.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se në kryeqytet janë rreth 400 raste me COVID-19, mirëpo theksoi se janë duke menaxhuar situatën.

“Diku i kemi përafërsisht 400 raste aktive në kryeqytet dhe natyrisht ky komunikim dhe monitorim bëhet edhe më i vështirë. Po e them që deri më sot jemi në gjendje të raportojmë dhe të kemi situatën në kontroll sa i përket rasteve aktive, monitorimit të tyre dhe po ashtu të ndalim hovin e shpejtë të virusit që do të na shkaktonte probleme të mëdha”, tha ai.

Për testimet në laboratore private, Ahmeti kërkoi një normativ ligjore për testimet në mënyrë të dihet se cili test është i pranueshëm, e cili jo.

“Me pas një normativ ligjore e cila i specifikon se cili test është i pranueshëm dhe cili jo”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori