LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Pa veprime, letrat e Thaçit për vrasjet, mbesin vetëm për konsum politik (Video)

Zemaj: Pa veprime, letrat e Thaçit për vrasjet, mbesin vetëm për konsum politik (Video)

Zbardhja e vrasjeve politike në Kosovë kërkon veprime konkrete, ndryshe letrat e Presidentit Hashim Thaçi drejtuar Prokurorisë mbeten vetëm për konsum politik, ka thënë deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj.

Duke e quajtur të mirëseardhur nismën e Presidentit, Zemaj ka thënë se serioziteti në zbardhjen e këtyre vrasjeve do të dëshmohej me moslënien e kërkesave të Thaçit në letër nga prokurorët.


Ai ka thënë në televizionin Rrokum se LDK ka qenë e detyruar edhe moralisht t’i zbardhë vrasjet e eksponentëve të saj, të atdhetarëve dhe të intelektualevë që kanë dhanë edhe jetën për Kosovën.

Deputeti nga LDK ka folur edhe për kthimin e Demarkacionit në Kuvend, duke thënë se kanë kaluar tash dy muaj prej 1 Shtatorit, dhe tash jemi në një realitet të ri.

Ai ka thënë se Qeveria e ka shfrytëzuar këtë kohë të mbledhë fakte, por edhe ka pasur takime të shumta, që do të shihen si ndihmuese për arritjen deri tek një konsensus, i cili në parim do të jetë më i miri i mundshëm.

Sa i përket temës së riformatimit të Qeverisë, Zemaj ka thëne se ka disa ministra që kanë dhënë rezultate më të prekshme, por janë disa që nuk kanë dhënë rezultate, prandaj vetvetiu ata duhet të lëshojnë rrugë.