LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Gjithçka gati për fillim të vitit shkollor

Zemaj: Gjithçka gati për fillim të vitit shkollor

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, edhe sot gjatë ditës ka vazhduar vizitat nëpër shkollat e kryeqytetit për t’u njoftuar me përgatitjet e bëra për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ai së bashku me ministrin e Arsimit Ramë Likaj ka vizituar disa shkolla ku edhe ka shpërndarë maska dhe dezinfektues, ndërsa ka apeluar nga të gjithë për respektim të masave, në mënyrë që procesi mësimor të shkojë mbarë.

“Të hënën, mijëra nxënës do të kthehen në bankat e shkollës. Vijimi i mësimit në objektet shkollore është dëshirë e të gjithëve.

Në këtë situatë të pandemisë, secili nga ne duhet ta shtojë kujdesin, andaj lus gjithë personelin në shkollat e vendit, të respektojnë protokollet dhe të inkurajojnë nxënësit për higjienë, mbajtjen e maskave dhe për distancë fizike. Kështu, pengohet përhapja e Covid-19 dhe viti shkollor do të vazhdoj me sukses.

Së bashku me Ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, për të parë nga afër përgatitjet për fillimin e mësimit, kemi vizituar shkollat ” Zenel Hajdini” dhe “Hilmi Rakovica” në Prishtinë, si dhe “Ganimete Tërbeshi” në Llukar, ku kemi shpërndarë maska dhe dezinfektues.

Nga drejtorët dhe arsimtarët e këtyre shkollave, u informuam hollësisht se tashmë gjithçka është gati për nisjen e Vitit të ri shkollor, sipas protokolleve të përcaktuara për sigurinë e shëndetit.

Shenjëzimet, udhëzimet paralajmëruese dhe përgatitjet teknike që janë bërë për fillimin e mbarë të mësimit, në këto shkolla, janë për çdo lëvdatë”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori