LAJMI I FUNDIT:

Zelensky viziton digën Kakhovka, informohet nga afër nga banorët e prekur nga përmbytjet

Zelensky viziton digën Kakhovka, informohet nga afër nga banorët e prekur nga përmbytjet

Shkatërrimi i shkaktuar nga shpërthimi i digës Kakhovka u reflektua në shprehjen e zymtë të presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky sot, teksa ai vizitoi rajonin e Khersonit ku mijëra vazhdojnë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Reklama

Lideri ukrainas u shfaq jashtëzakonisht emocional teksa pa nga afër përmasat e përmbytjeve – e përshkruar si fatkeqësia më e keqe mjedisore e Evropës që nga Çernobili, transmeton Telegrafi.

Rreth 20,000 njerëz janë shpëtuar nga përmbytja që rezultoi, konfirmoi Kievi mbrëmë. 40,000 të tjerë përballen me evakuim pasi rrugët nëpër dhjetëra vendbanime janë kthyer në lumenj.

Zelensky akuzon Rusinë se po gjuan me artileri njerëzit që përpiqen të largohen nga zonat e përmbytura
Lexo po ashtu Zelensky akuzon Rusinë se po gjuan me artileri njerëzit që përpiqen të largohen nga zonat e përmbytura

Ndërsa ukrainasit vazhdojnë të evakuohen nga zonat e prekura, kryebashkiaku i Nova Kakhovka, i instaluar nga Rusia, tha në televizionin shtetëror rus se pesë persona kanë vdekur.

Kryebashkiaku i mbështetur nga Moska, Vladimir Leontyev tha se ata që kishin vdekur ishin midis shtatë banorëve lokalë të shpallur të zhdukur pas shembjes së digës. Dy të tjerët u gjetën, tha ai, dhe po punohet për evakuimin e tyre.

Fotot rrëqethëse nga ajri tregojnë shtëpi të zhytura nga uji i lartë, kafshët që notojnë dhe minat ruse që ishin vendosur kundër ukrainasve – duke lundruar në nivelin e madh të ujit që u ngrit pas shpërthimit të digës.

Rusët publikuan pamjet e rrëzimit të një droni, por doli të jetë fluturakja e tyre
Lexo po ashtu Rusët publikuan pamjet e rrëzimit të një droni, por doli të jetë fluturakja e tyre

Ekipet e shpëtimit po përdorin barka dhe mjete tjera amfibe për të shpëtuar qytetarët në zonat më të prekura.

Presidenti Zelensky falënderoi ekipet e shpëtimit dhe vullnetarët – duke theksuar se “detyra e tyre është të shpëtojnë jetë njerëzish dhe të ndihmojnë ata që kanë nevojë për ndihmë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Polonia nuk do t’i dërgojë më armë Ukrainës, reagon Pentagoni

Polonia nuk do t’i dërgojë më armë Ukrainës, reagon Pentagoni

Amerika
Shkencëtarët kanë llogaritur se kur Toka mund të goditet nga një asteroid me fuqinë e 22 bombave atomike

Shkencëtarët kanë llogaritur se kur Toka mund të goditet nga një asteroid me fuqinë e 22 bombave atomike

Botë
Shefi i NATO-s thotë se dobësimi i Rusisë mund t'i lejojë SHBA-së të intensifikojë përpjekjet për t'iu kundërvënë Kinës

Shefi i NATO-s thotë se dobësimi i Rusisë mund t'i lejojë SHBA-së të intensifikojë përpjekjet për t'iu kundërvënë Kinës

Botë

"Trupat e alienëve" të shfaqur në Kongresin meksikan dyshohet se janë të rreme

Amerika
Një i vdekur dhe dhjetëra të lënduar – pamje nga një aksident kur një autobus u përplas dhe rrëshqiti “poshtë një autostrade” në shtetin e Nju Jorkut

Një i vdekur dhe dhjetëra të lënduar – pamje nga një aksident kur një autobus u përplas dhe rrëshqiti “poshtë një autostrade” në shtetin e Nju Jorkut

Amerika
Erdogan: Nëse është e nevojshme, Turqia mund të ndajë rrugën me BE-në

Erdogan: Nëse është e nevojshme, Turqia mund të ndajë rrugën me BE-në

Turqia
Kalo në kategori