LAJMI I FUNDIT:

Zelensky thotë se Kombet e Bashkuara nuk po e ndihmojnë Ukrainën

Zelensky thotë se Kombet e Bashkuara nuk po e ndihmojnë Ukrainën

Duke folur në parlamentin japonez këtë mëngjes, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare nuk po ndihmon mjaftueshëm, në veçanti Kombet e Bashkuara.

Ai gjithashtu theksoi se forcat ruse në Çernobil po përdorin këtë hapësirë pranë centralit bërthamor, për t’u përgatitur për sulme të reja, transmeton Telegrafi.


Zëvendëskryeministrja ukrainase thotë se nëntë korridore humanitare pritet të hapen sot
Lexo po ashtu Zëvendëskryeministrja ukrainase thotë se nëntë korridore humanitare pritet të hapen sot

Zelensky pranoi se në disa rajone të Ukrainës po zhvillohen luftime të ashpra, ku qytetarët nuk po arrijnë as që t’i varrosin familjarët e tyre që e kanë pësuar nga sulmet ruse.

Presidenti ukrainas i është adresuar një sërë politikanëve ndërkombëtare gjatë javëve të fundit, dhe sot pasdite do t’i drejtohet edhe Asamblesë Kombëtare të Francës. /Telegrafi/