Zelensky reagon pas sulmit rus në Dnipro ku u vranë pesë persona dhe 60 pësuan lëndime


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky reagoi mbi sulmin rus në një ndërtesë të lartë në Dnipro.
“Është një ndërtesë e zakonshme nëntë-katëshe, nga të cilat ka mjaft në qytete të ndryshme të Evropës Lindore dhe Qendrore. Të gjitha katet e kësaj ndërtese - nga i dyti në të nëntin - ranë nga shpërthimi i një rakete ruse", tha ai gjatë fjalimit të mbrëmjes, transmeton Telegrafi.
Ai shtoi se numri i të vdekurve dhe të plagosurve po rritet dhe ekipet e shpëtimit janë mobilizuar në kërkimin e njerëzve nën rrënoja gjatë gjithë natës. “Ngushëllimet e mia familjes dhe miqve”, shtoi presidenti.
Gjatë sulmit të sotëm në qytetin Dnipro u vranë pesë persona derisa 60 u lënduan. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/01/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































