LAJMI I FUNDIT:

Zelensky në iftar me përfaqësues të komunitetit mysliman në Ukrainë

Zelensky në iftar me përfaqësues të komunitetit mysliman në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka marrë pjesë dje në iftarin tradicional, i shoqëruar nga eprorët ushtarakë që i përkasin besimit islam.

Të pranishëm në iftarin tradicional ishin edhe udhëheqja politike e vendit, komanda ushtarake, përfaqësues nga komuniteti mysliman ukrainas, mexhlisi i tatarëve të Krimesë dhe diplomatë të huaj.


Në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, Zelensky bërë thirrje për unitet që thotë se është shumë i rëndësishëm në veçanti në kohë lufte dhe goditjesh të këqija, transmeton Telegrafi.

Zelensky i përgjigjet ashpër akuzave të Putinit për sulm terrorist: Krijesë e sëmurë dhe cinike
Lexo po ashtu Zelensky i përgjigjet ashpër akuzave të Putinit për sulm terrorist: Krijesë e sëmurë dhe cinike

“Që nga 11 marsi, kur filloi Ramazani, nuk ka patur as edhe një ditë të qetë – pa terrorin rus për të gjithë ukrainasit dhe komunitetin mysliman ukrainas. Por asgjë nuk është e shenjtë dhe me vlerë për Putinin, atij nuk i bëhet vonë se kush vuan apo cilin besim e shkatërron sepse ai beson vetëm në dhunë. Për këtë ai duhet të humb dhe është e domosdoshme që të sigurohemi për këtë dhe të kontribuojmë të gjithë”, tha Zelensky para se të shtrohej iftari.

Ai krejt për fund tha se Ramazani i sjellë bekime të gjithëve – “popullit dhe shtetit ukrainas”.

“Ramazani na sjellë bekime të gjithëve – popullit dhe shtetit tonë. Uniteti ynë le të qëndrojë i fortë. Ramazan Mubarak”, ka shkruar Zelensky. /Telegrafi/