Përkundër që qarkullimi i bizneseve ka shënuar rënie mbi 1 miliard euro në pandeminë COVID-19, deputetët të cilët paguhen nga taksapaguesit nuk janë llogaridhënës për miratimin e Planit për Rimëkëmbje Ekonomike që parasheh edhe tërheqjen e 10 për qind të kursimeve në Fondin e Kursimeve Pensionale (Trust).
Kështu thotë drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, derisa ka shtuar se kjo situatë duhet të shihet si mjaft shqetësuese nga ligjvënësit për dëmin që është shkaktuar nga pandemia COVID-19.
“Deri tani me të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës pothuajse qarkullimi. I përgjithshëm ndërmarrjeve në Kosovë ka shënuar një rënie prej 1 miliard euro që për një shtet me një bruto produkt më të vogël në rajon, ky një miliard deri më tani do të duhej të shihet me një dramacitet nga ana e vendimmarrësve tanë dhe veprimi shtatorë të ishte më i shpejt dhe proporcional më dëmin që është shkaktuar”, thotë Zeka.
Përveç në sektorin privat, Zeka thotë se mosmiratimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, ka ngjallur pakënaqësi edhe nga ana e qytetarëve për mosrealizimin e paraparë të mjeteve nga Trusti.
“Tashmë kjo ka ngritë edhe pritshmërinë e qytetarëve, po flasim për një shumë të vogël që ata mund të përfitojnë, por megjithatë tash në publik është si një pritshmëri që qytetarët e kanë, edhe secila ditë vonesë natyrisht që rritë edhe pakënaqësinë e qytetarëve karshi ekzekutivit dhe legjislativit. Vendim-marrësit të jenë më llogaridhënës karshi qytetarëve. Tek e fundit ata janë në pozitat e tyre të rehatshme duke shpenzuar mjetet e buxhetit, parat e tatimpaguesve e të cilët kanë mbetur në pozitë shumë vështirë për shkak të pandemisë dhe mos veprimit të shtetëror, deklaron ai.
Kreu i Odës Ekonomike Amerikane ka thënë se përdorimi i mjeteve të Trustit ka afekte pozitive në ekonomi.
“Do të jetë një efekte pozitiv në ekonomi nëse flasim për 100 milionë euro deri 150 milionë euro ashtu siç janë paraparë. Po të tërhiqeshin ato 10 për qind nga Trusti Pensional nuk mund ta relativizojmë ndikimin e këtyre mjeteve në ekonominë e vendit, por natyrisht që efektet do të jenë afatshkurtra ashtu siç do ta rrezikojë mirëqenien e pensionistëve kur do që qytetarët ta arrijnë moshën e pensionimit”, pohon Zeka.
Ai në fund ka thënë se kërkohet nga koalicioni qeverisës që të arrin një konsensus edhe me partitë tjera opozitare që të votohet Plani për Rimëkëmbje Ekonomike.
Për këtë Projektligj ka pasur katë tentativa për votim, por nuk ka pasur kuorum nga deputetët. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën