LAJMI I FUNDIT:

Zbuteni mishin me ndihmën e këtyre truqeve: Kafshatat e buta dhe të ëmbla i keni të garantuara!

Zbuteni mishin me ndihmën e këtyre truqeve: Kafshatat e buta dhe të ëmbla i keni të garantuara!

Sa herë ju kanë dhembur fulqinjtë derisa keni provuar të përtypni copën e mishit e cila në fillim ju është dukur që do të jetë e butë dhe e ëmbël, ndërkaq pas gatimit ju është bërë si “Shollë këpucësh”?

Reklama

Për të mos ju ndodhur kështu, përkatësisht që mishi të jetë i butë dhe i ëmbël pas gatimit, bëni disa truqe.

Ato madje edhe mishin e lopëve të vjetra do ta shndërrojnë në copë mishi të mrekullueshëm. Besoni apo jo, ndihmon madje edhe Coca-Cola, transmeton Telegrafi.

Këta artikuj do ta zbusin mishin:

Pemët

Për zbutjen e mishit janë të shkëlqyeshme: ananasi, molla, dardha dhe mango. Nëse është e nevojshme, qëroni pemët, pastaj pritini në feta të holla. Mishin mbulojeni me feta të pemëve dhe fërgojeni ashtu ose piqeni në furrë. Lëngjet e pemëve do të zbusin mishin.

Vera e orizit

Përgatitni marinadën me pak verë orizi, vaj ulliri dhe qepë e mollë të prera imët. Mishin lëreni në këtë marinadë dhe futeni në frigorifer gjatë natës. Pos që do të marrë shije të mrekullueshme, do të jetë i butë si gjalpi.

Coca-Cola apo Pepsi-Cola

Janë pije të shkëlqyeshme për zbutjen e mishit para fërgimit, posaçërisht nëse është fjala për bërxollat e trasha. E gjitha që duhet të bëni është që të lini mishin në Coca-Cola apo në Pepsi-Cola dhjetë minuta. Pastaj nxirreni dhe lëreni të thahet dhe fërgojeni në vaj duke i shtuar piper të zi. Do të bëhet i mrekullueshëm.

Limoni

Marinimi i mishit në lëng limoni për gjysmë ore para gatimit është i mjaftueshëm që të zbutet. /Telegrafi/

Në trend Kuzhina

Më shumë
Mish me bamje

Mish me bamje

Pjata kryesore
Mësoni se si të përgatisni Tespishte (Video)

Mësoni se si të përgatisni Tespishte (Video)

Nga duart tua
Kalo në kategori