Zbuloni sa jeni të shëndetshëm me ndihmën e këtyre pesë testeve të lehta
Në kohën e tashme nuk është e lehtë të ruash shëndetin tënd
Ushqimi është i cilësisë së keqe, ajri është i ndotur, të gjithë jemi nën stres, ndërkaq kohë për aktivitet fizik kemi gjithnjë e më pak, transmeton Telegrafi.
Të gjitha këto lënë pasoja të mëdha në shëndetin tonë, duke filluar nga zemra, mushkëritë, deri te kolesterina e ngritur dhe yndyra në gjak.
Fatmirësisht, ekzistojnë disa sinjale të cilat mund të na tregojnë që është koha e duhur për të shkuar te mjeku.
Pesë testet e lehta në vazhdim do t’ju ndihmojnë që për vetëm disa minuta të verifikoni gjendjen tuaj shëndetësore.
1. Niveli i kolesterinës
Me kujdes shikoni kapakët e sipërm të syve tuaj.
Nëse vëreni pikla të bardha rreth syve, do të thotë që niveli i kolesterinës në gjak është i ngritur.
2. Gjëndra tiroide
Drejtoni duart tuaja me gishtat e mëdhenj të kthyer nga poshtë. Pastaj në duar vendosni një fletë letre.
Shikon a po dridhet letra. Nëse vëreni dridhje të lehtë, kjo do të thotë që keni probleme me sistemin endokrin.
3. Mushkëritë
Ndizni qiriun dhe qëndroni një metër larg tij. Provoni ta fikni.
A keni arritur ta fikni me të parën herë? Nëse po, keni mushkëritë si të një njëzetvjeçari.
Sa më shumë që të detyroheni t’i afroheni qiriut, po aq shumë mushkëritë tuaja janë në gjendje të keqe.
4. Niveli i toksinës në trup
Bashkoni shuplakat në nivel të gjoksit.
Nëse keni formuar kënd të drejtë, trupi juaj është i pastër dhe në të nuk ka helme të grumbulluara.
5. Zbuloni plakjen biologjike
Qëndroni në shputën e djathtë, ndërkaq të majtën ngrijeni 10 cm mbi dysheme. Hapni duart dhe mbyllni sytë. Sa gjatë mund të qëndroni në atë pozitë?
Nëse qëndroni 30 sekonda, plakja juaj biologjike është 20 vjet. Nëse qëndroni 25 sekonda – 30 vjet, Për 20 sekonda, plakja është 40 vjet, 10 sekonda e më pak – plakja juaj biologjike është 60 vjet. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend