E dinit që edhe hijet e irisit mund të tregojnë detaje rreth karakterit tuaj
Sipas një ekipi kërkimor që i përket Universitetit Örebro në Suedi, ka vërtet një lidhje gjenetike midis zhvillimit të lobit frontal të trurit dhe formimit të irisit.
Sytë më të rrallë janë ata me nuancë të gjelbër! Vlerësimet tregojnë se vetëm 2% e popullsisë botërore ka këtë nuancë, e cila ka sasi të ulët të melaninës dhe ka tendencë të jetë më e zakonshme tek gratë.
Ndërsa, ngjyra më e zakonshme është ngjyrë kafe, e cila është pothuajse 55% e pranishme tek njerëzit. Sytë në këtë nuancë shfaqen shpesh në të gjithë botën dhe kanë sasi të larta të melaninës.
Këto nuanca, duke filluar nga lajthia në gështenjë, duket se i përkasin njerëzve të pajisur me simpati, vetëbesim dhe sinqeritet ndaj të tjerëve. Por, lexoni këtë shkrim për të zbuluar më shumë rreth personalitetit tuaj bazuar në ngjyrën e syve!
Sy në nuancë kafe
Dritëhijet e kësaj ngjyre shkojnë nga lajthia e lehtë në atë më intensive të kafesë. Kjo nuancë të kujton drurin, një material të ngrohtë dhe natyral. Ngrohtësia, një ndjenjë e mirësjelljes dhe miqësisë duket se karakterizon njerëzit me këtë nuancë. Sipas hulumtimeve në përgjithësi, këta janë individë shumë të ëmbël, të hapur dhe inteligjentë.
Sy të kaltër
Duket se të kesh sy blu është sinonim i besimit në botë. Nga tonet ndryshueshme të akullit në hijet e thella të syve të kaltër, blu-ja të magjeps, sepse ajo godet drejt e në zemër. Kush ka sy të kaltër është shpesh një person i turpshëm dhe i matur, beson në vlerën e miqësisë dhe… nganjëherë ai tenton të bjerë në dashuri duke e rrotulluar veten në iluzione, sepse ai jeton në një botë të vetën! Kushtojini vëmendje faktorit të xhelozisë.
Sy të zinj
Të thellë, misterioz, të paarritshëm: sytë në këtë ngjyrë posedojnë hijeshinë e misterit dhe duket se fshehin sekretet e lashta. Të gjallë, të çuditshëm kur janë në shoqëri dhe plot karakter, njerëzit me sy të zinj kanë kurajë të madhe dhe forcë të brendshme. Shqetësimi i tyre? Janë dashamirës të konkurrencës, e në disa raste mund të mëkatojnë me krenari.
Sy të gjelbër
A keni sy të gjelbër? Sipas hulumtimit ju jeni një person krijues, shumë bujar dhe me një origjinalitet fantastik. Ju doni të provokoni, ju jeni të paparashikueshëm dhe nuk jeni të dëshpëruar përballë punës urgjente, sepse ju e dini se si ta kapni momentin dhe të punoni nën presion. Në dashuri, ju jepni veten tërësisht dhe vështirë se bini pre e zemërimit të madh, por… ju tentoni të jeni shumë të ndjeshëm.
Sy gri
Kush ka sy gri shpesh është një person që nuk i pëlqen të jetë qendra e vëmendjes! Magjepsja e ushtruar nga ky vështrim misterioz është një amalgamë e rrallë e bukurisë së rafinuar dhe lirisë së heshtur. Kush ka irisin në nuancë të akullt ose me hije jeshile, në disa ditë mund të shohë ngjyrën e syve të ndryshojë, e cila kthehet befas. Ky tipar zbulon një personalitet të ndërlikuar që shpesh i përket njerëzve inteligjentë, të zgjuar, të sigurt (por vetëm në dukje), të përpiktë deri në pikën e prekjes së perfeksionizmit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk
Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale
Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini
Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Përfito nga zbritja dhe apliko në trajnimin për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Më të lexuarat
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018
Stradner: Vuçiq dhe Dodik po përgatisin jetësimin e idesë për "botën serbe"
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit
Mësohet se kush, përveç Serbisë, votoi kundër rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri
"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes