Shkaku i vdekjes së Tina Turner është zbuluar një ditë pas vdekjes së saj.
Këngëtarja legjendare u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare në Kusnach afër Cyrihut pas një sëmundjeje të gjatë dhe të paspecifikuar.
Ajo kishte luftuar më parë me kancerin e zorrëve dhe vuante nga presioni i lartë i gjakut për më shumë se katër dekada.
Përfaqësuesit e saj tani kanë konfirmuan për DailyMail se mbretëresha e ‘Rock ‘n’ Roll’-it vdiq nga shkaqe natyrore.
Ata njoftuan lajmin e hidhur për vdekjen e saj më 24 maj, duke thënë: “Me të bota humbet një legjendë dhe model të muzikës”.
Pas vdekjes së saj, disa kujtime të Turner u rishfaqën – ku ajo pranoi se dikur kishte menduar për vetëvrasje të asistuar në vitin 2016 përpara se burri i saj Erwin Bach t’i dhuronte veshkën e tij asaj.
Turner kishte zbuluar se presioni i lartë i gjakut i pamenaxhuar e kishte përshpejtuar dëmtimin e veshkave të saj dhe ajo filloi të bënte paqe me idenë e vdekjes.
Bashkëshorti i saj Bach përfundoi duke i dhuruar veshkën e tij asaj në vitin 2017.
Vdekja tragjike e Tina Turner u njoftua më 24 maj – duke shkaktuar tronditje në të gjithë botën – por shkaku i vdekjes së saj ishte i panjohur më parë.
Turner u diagnostikua për herë të parë me presion të lartë të gjakut në vitin 1978, dhe në vitin 2016 filloi betejën e saj me kancerin e zorrëve.
Në të njëjtën kohë, veshkat e saj po dështonin, gjë që çoi në operacionin e saj të transplantit në 2017.
Më 9 prill 2023, në ato që besohet se janë komentet e saj të fundit publike, ajo i tha The Guardian se si shpresonte që bota ta kujtonte atë – dhe se si ajo nuk kishte frikë nga vdekja.
E lindur Anna-Mae Bullock në 1939 në Brownsville, Tennessee, nga Zelma dhe Floyd Bullock, Turner kaloi një fëmijëri të trazuar dhe martesë abuzive për t’u bërë një sensacion muzikor dhe interpretuese legjendare.
Në fillim të të 20-ave, ajo gjeti famë me “Ike & Tina Turner”, një akt ‘live’ me ish-bashkëshortin e saj.
Pas suksesit dhe lumturisë martesore, ajo duroi abuzim brutal gjatë gjithë martesës. Ata u divorcuan në vitin 1978.
Turner, e vendosur për të pasur sukses vetë dhe me katër djem për të rritur, habiti fansat dhe mediat duke folur publikisht për abuzimin.
“Doja t’i ndaloja njerëzit të mendonin se “Ike & Tina” ishin kaq pozitive, se ne ishim një ekip kaq i mrekullueshëm”, shpjegoi Turner në një dokumentar me të njëjtin emër.
Nga fillimi i viteve 80, ajo ishte një fuqi muzikore më vete, duke qëndruar krah për krah me yjet e ‘rock’-ut më të nderuar në botë.
Shfaqjet elektrizuese me Mick Jagger dhe David Bowie i vunë flakën suksesit të saj dhe ajo u nderua shpejt me çmime dhe një yll në “Hollywood Walk of Fame”.
Gjatë gjithë karrierës së saj, Turner fitoi tetë çmime “Grammy” nga 25 nominime dhe tre çmime “Grammy” të përjetshme. Koncerti i saj i fundit në stadium ishte në Sheffield, Angli, në vitin 2009.
Të enjten, dashamirës dhe fansa u mblodhën jashtë shtëpisë së Tina Turner për të nderuar legjendën e muzikës që e kishte bërë Zvicrën shtëpinë e saj për gati tre dekada.
Turner u transferua në Zvicër me partnerin e saj prej kohësh Bach në vitin 1995. Në vitin 2013, pak pasi u martua me Bach, ajo u bë shtetase zvicerane dhe hoqi dorë nga shtetësia e saj amerikane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Mediat angleze shkruajnë për modelen nga Kosova - Franceska Murati, refugjatja që dikur bullizohej në shkollë u shpall "Mis Central London"

Beatrix Ramosaj shkëlqen në fustan të kuq teksa feston ditëlindjen e 29-të

Shoqëria e tyre vazhdon edhe jashtë BBVK, Vedati publikon imazhe përkrah Gresës dhe Andit

Luizi tregon se çfarë raportesh ka me Efin pas përfundmit të Big Brother VIP Albania

Klea Huta publikon me videoklip këngën dedikuar Elgit Dodës

E njohur për figurën e admiruar trupore, Ana Kabashi josh në pozat me bikini

CH-N

Kreditimi Rural i Kosoves

Kreditimi Rural i Kosoves

InterAlumin

InterAlumin

Lëshohet lokali me qira – mundësi fantastike për një vend të ri biznesi në Prishtinë te Qafa! ID-201

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Protestat në Beograd, "The New York Times": Vuçiq asnjëherë nuk ka qenë kaq i humbur - është shfaqur plaga

Van Basten i kërkon FIFA-s inkuadrimin e dy rregullave që do ta ndryshonin futbollin përgjithmonë

Sa refuzoi nga Arabia Saudite dhe sa do të fitojë në MLS – zbulohet paga e Messit te Inter Miami

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Lutfiu: Arrestimi i drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, skenar i presionit ndaj shqiptarëve

Aktivistët serbë të Kosovës: Vuçiq s’i lejoi serbët të dalin në zgjedhje

Momenti kur Ukraina shkatërron një sistem mbrojtës ajror të forcave ruse