LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet shkaku i vdekjes së reperit Juice WRLD

Zbulohet shkaku i vdekjes së reperit Juice WRLD
Juice Wrld (Foto: Getty Images/Guliver)

Shkaku i vdekjes së reperit të famshëm amerikan, Juice WRLD, është zbuluar.

Reperi 21-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Jared A. Higgins, vdiq nga një mbidozë e oksikodonit dhe kodeinës, tha zyra e Cook County në një deklaratë për Fox News.


“Zyra përcaktoi që Higgins vdiq si rezultat i toksicitetit të oksikodonit dhe kodeinës”, tha ekzaminuesi mjekësor.

Juice WRLD (Foto: Getty Images/Guliver)

“Mënyra e vdekjes është [një] aksident. Higgins u shpall i vdekur më 8 dhjetor 2019, në Qendrën Mjekësore në Oak Lawn, Ill”.

Të famshmit që u ndanë nga jeta në vitin 2019
Lexo po ashtu Të famshmit që u ndanë nga jeta në vitin 2019

Reperi i “Lucid Dreams” pësoi një urgjencë mjekësore menjëherë pasi mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Midway, në Chicago, në fillim të dhjetorit.

“Gjatë kontrollit të avionit u sekuestruan 41 qese marijuane, gjashtë shishe me recetë kodeine të lëngshme dhe tre armë zjarri. Mirëpo asnjë nga pasagjerët e avionit nuk morri përsipër pronësinë e bagazheve”, thuhet në deklaratën e policisë.

Juice Wrld (Foto: Getty Images/Guliver)

Gjithashtu, policia i sekuestroi reperit narcan, një ilaç që mund të ndihmojë në parandalimin e efekteve të barnave opioide si morfina, oksikodoni dhe heroina.

Ky medikament është dhënë kur një individ ka marrë ilaçe shumë dhe po përjeton shenjat dhe simptomat e një mbidozë, e cila zakonisht përfshinë ndërgjegjësimin dhe frymëmarrjen shumë ngadalë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Rike Roçi tregon se u nda nga partneri sapo doli nga BBVA: E mbyllëm me një telefonatë, as nuk e takova

Rike Roçi tregon se u nda nga partneri sapo doli nga BBVA: E mbyllëm me një telefonatë, as nuk e takova

Magazina

"Mbretëresha e pistës së vallëzimit" - Dua Lipa zbukuron kopertinën e revistës "Elle" në Amerikë

Magazina
“Skena apokaliptike” në Dubai, Adelina Tahiri sjell pamjet nga reshjet dhe përmbytjet masive

“Skena apokaliptike” në Dubai, Adelina Tahiri sjell pamjet nga reshjet dhe përmbytjet masive

Magazina
Kalo në kategori