LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet në Itali rreth 2 milionë euro kokainë

Zbulohet në Itali rreth 2 milionë euro kokainë

Një sasi e madhe lënde narkotike është gjetur e fshehur në shkëmbinjtë e bregdetit të Siçilisë, në Itali.

Më konkretisht një çantë me 24 kilogramë kokainë, u gjet këtë të shtunë në territorin shkëmbor të komunës së Pantellerisë, në provincën e Trapanit, zonë e cila mund të arrihet vetëm përmes detit.


Lënda narkotike ishte futur brenda një çante që nuk lejon depërtimin e ujit si dhe ishte lidhur në një shkëmb.

Dyshohet se lënda narkotike e ndarë në 20 pako, kap një vlerë prej rreth 2 milionë euro dhe mendohet se ishte fshehur për t’u marrë nga trafikantët.

Kokaina u zbulua gjatë patrullimit në brigjet e Pantellerisë, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

Dyshohet se lënda narkotike mund të ketë mbërritur nga Afrika, për tu shpërndarë në tregun italian. /KP /Telegrafi/