LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet identiteti i sulmuesit pranë Parlamentit në Londër (Foto/Video)

Zbulohet identiteti i sulmuesit pranë Parlamentit në Londër (Foto/Video)

Autoritetet e sigurisë në Britani të Madhe kanë njoftuar se një emigrant sudanez që për gjashtë orë ishte shëtitur nëpër rrugët e Londër, kishte shtypur me veturë 15 çiklistë dhe më pas ishte përplasur me rrethojën mbrojtëse të Parlamentit.

Bëhet fjalë për 29-vjeçarin, Salih Khater, i cili ishte futur në trotuar me veturën Ford Fiesta të cilën e kishte blerë dy muaj më parë, duke shtypur çiklistët dhe këmbësorët në afërsi të Parlamentit, transmeton Telegrafi.


Publikohen pamjet kur shoferi futet me veturë në kahjen e kundërt në Londër, dhe përplaset në rrethojën mbrojtëse të Parlamentit (Video)
Lexo po ashtu Publikohen pamjet kur shoferi futet me veturë në kahjen e kundërt në Londër, dhe përplaset në rrethojën mbrojtëse të Parlamentit (Video)

Khater ka shtetësi angleze por ka lindur në Sudan, dhe jeton në një apartament mbi një internet kafe në Sparkhill. Apartamentin që e kishte marrë me qira është vetëm 10 minuta larg shtëpisë së Khalid Masood, vdekja e të cilit 17-muaj më parë kishte inspirtuar Khaterin të kryej sulmin.

Sulmi me veturë ka ndodhur dje (e martë) rreth orës 7:30, duke u përplasur në rrethojën mbrojtëse të Parlamentit, ku për fat të mirë i shpëtuan shtypjes dy polic që bënin roje para portës.

Përplaset vetura në rrethojën mbrojtëse të Parlamentit në Londër, arrestohet shoferi - raportohet për këmbësorë të lënduar (Foto/Video)
Lexo po ashtu Përplaset vetura në rrethojën mbrojtëse të Parlamentit në Londër, arrestohet shoferi - raportohet për këmbësorë të lënduar (Foto/Video)

Por, reagimi i shpejtë i forcave të shumta të policisë të armatosur me armë të gjata, bënë që ai të kapet brenda veturës dhe të dërgohet në stacionin e policisë. /Telegrafi/