LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet arsyeja pse Lautaro refuzoi rinovimin e kontratës me Interin

Zbulohet arsyeja pse Lautaro refuzoi rinovimin e kontratës me Interin

Lautaro Martinez thuhet se dëshiron të paktën gjashtë milionë euro në vit për të nënshkruar një zgjatje të kontratës me Interin, ndërsa Atletico Madridi, Real Madridi dhe Barcelona vazhdojnë të monitorojnë argjentinasin.

Agjenti i sulmuesit argjentinas, Alejandro Camano zbuloi në fillim të kësaj jave se Martinez ka refuzuar një ofertë për zgjatjen e kontratës nga Nerazzurrët.

Sipas mediumit Calciomercato.com, lojtari dhe shoqëruesit e tij besojnë se një pagë prej 4.5 milionë euro në vit nuk është e mjaftueshme dhe kërkojnë të paktën 6 milionë euro.

Largimi i Antonio Contes nga Interi mund të sjell eksod në këtë klub: Shumë yje që shkëlqyen nën drejtimin e tij mund të largohen
Lexo po ashtu Largimi i Antonio Contes nga Interi mund të sjell eksod në këtë klub: Shumë yje që shkëlqyen nën drejtimin e tij mund të largohen

Interi ka nevojë të shesë një nga lojtarët e tij më të mirë gjatë verës dhe, megjithëse Achraf Hakimi duket favorit për të lënë Giuseppe Meazza, Lautaro gjithashtu ka tërhequr interesin e shumë klubeve të mëdha në Evropë.

Sidoqoftë, çmimi prej 90 milionë eurosh i Interit nuk pasqyron pagën 4.5 milionë euro në vit që klubi i ka ofruar sulmuesit të tyre.

Tuttosport raporton se gjigantët e La Ligas, Atletico, Reali dhe Barcelona monitorojnë 23-vjeçarin, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2023.

Interi tashmë refuzoi ofertën e Atleticos prej 45 milionë eurosh, ndërsa Reali mund të përfshijë Luka Jovic në një marrëveshje shkëmbimi lojtar plus para për të ulur çmimin e Lautaros.

Barcelona dhe Atletico Madridi mësojnë çmimin e Lautaro Martinezit
Lexo po ashtu Barcelona dhe Atletico Madridi mësojnë çmimin e Lautaro Martinezit

Megjithatë, Interi është i interesuar të shesë vetëm njërin prej yjeve të tyre për një ofertë e gjitha para.

La Gazzetta dello Sport raporton se Barcelona nuk është e hapur për të paguar çmimin e kërkuar të Interit prej 90 milionë euro, me Nerazzurrët që preferojnë të shesin Hakimin para Lautaros. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori