LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen të paktën 60 makina luksoze të ndara në pjesë

Zbulohen të paktën 60 makina luksoze të ndara në pjesë

Policia në Bosnjë e Hercegovinë ka zbuluar një grup vjedhësish të veturave, ndërsa në depon e tyre janë gjetur të paktën 60 luksoze të ndara në copa.

Katër persona janë arrestuar në Sokolac, ndërsa tre nga ta janë hasur duke çmontuar veturat.


Vetëm në Sarajevë gjatë tre muajve thuhet se janë vjedhur 206 vetura, ndërsa janë vjedhur po ashtu edhe 47 vetura diplomatike, si p.sh. rasti i fundit nga Ambasada e Katarit.

Veturat janë ndaluar nën kërcënimin e armëve, ndërsa shoferët janë detyruar të dalin. /Telegrafi/