LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen specifikat e modelit të lirë Galaxy S10

Zbulohen specifikat e modelit të lirë Galaxy S10

Samsung Galaxy S zakonisht është formacioni kryesor i kompanisë, që do të thotë se pajisjet e linjës paguhen si të tilla. Sidoqoftë tani po qarkullojnë thashethemet e reja se Galaxy S10 i 2019 mund të lansohet në tre modele të ndryshme, me një nga modelet që supozohet të jetë një opsion “më i lirë” ose “në buxhet”.

Sipas një cicërime në Twitter nga Ben Geskin, disa nga specifikat e spekuluara të këtij modeli të veçantë mund të jenë zbuluar. Sipas Geskin, telefoni në fjalë nuk do të ketë skaje të lakuara dhe në vend të kësaj do të shfaqë një ekran të sheshtë “infinity”.

Pajisja gjithashtu mund të mos mundësohet nga procesori më i fundit i Qualcomm dhe mund të përdorë Qualcomm Snapdragon 845 të 2018.

Kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe, pasi Snapdragon 845 është një procesor mjaft i aftë, edhepse shumë prej nesh do të preferonim më shumë nëse do të përdorte procesorin më të fundit.

Sidoqoftë, Geskin përmend se mund të përdorë edhe Snapdragon 8150, kështu që nuk është vendosur ende.

Specifika të tjera të dyshuara përfshijnë opsionet e konfigurimit RAM 4 / 6GB, një sensor të gjurmëve të gishtave të montuar anash, si dhe një konfigurim të dyfishtë të kamerës në pjesën e prapme.

Telefoni thuhet se kushton 650 deri 750 dollarë. /Telegrafi/