LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen jahte dhe pasuri të tjera të fshehura të 15 oligarkëve të sanksionuar rus në Spanjë

Zbulohen jahte dhe pasuri të tjera të fshehura të 15 oligarkëve të sanksionuar rus në Spanjë

Autoritetet spanjolle kanë zbuluar pasuri të mëdha, duke përfshirë shtëpi, biznese dhe të paktën një jaht luksoz, që u përkasin 15 oligarkëve rusë nën sanksionet evropiane.

Mariano García Fresno, kreu i njësisë kundër pastrimit të parave, tha se pas pushtimit rus të Ukrainës, oligarkët u përpoqën të transferonin aksionet në disa kompani te të afërmit dhe bashkëpunëtorët për të shmangur konfiskimin e tyre, raporton reuters.


Pasi hetuan më shumë se një mijë emra në miliona transaksione të kryera në Spanjë që nga viti 2004, zyra e tij zbuloi se oligarkët e sanksionuar kishin aksione në të paktën dhjetë kompani spanjolle dhe tre kompani të huaja.

Ai ia përcolli të dhënat ministrisë së financave, kështu që qeveria konfirmoi në fund të muajit prill se kishte sekuestruar para nga fondacione dhe llogari bankare të lidhura me pesë persona në listën e sanksionuar, si dhe tre jahte luksoze dhe 23 prona.

Kompanitë e lidhura me oligarkët rusë zotërojnë 35 prona në Spanjë, duke përfshirë shtëpi luksoze dhe llogari dhe aksione në kompani në Spanjë dhe pjesë të tjera të Evropës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Azia
Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Azia
“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

Azia
Kalo në kategori