LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen fjalët e Ronaldos që u tha bashkëlojtarë te Unitedi, para sfidës me Newcastlen

Zbulohen fjalët e Ronaldos që u tha bashkëlojtarë te Unitedi, para sfidës me Newcastlen

Cristiano Ronaldo sapo ka mbërritur, por ai tashmë është lideri i Manchester United. Ishte që kur u njoftua transferimi i tij. Dhe më shumë pas debutimit të tij spektakolar me ‘Djajtë e Kuq’: ai shënoi dy gola në ndeshjen kundër Newcastle.

“Cristiano ngre të gjithë lart, i bën të gjithë të përqendrohen. Ai është gjithmonë kërkues ndaj vetës, andaj ai do të ketë kërkesa edhe ndaj bashkëlojtarëve”, ka thënë Solskjaer pas takimit.


Para kësaj, portugezi tashmë kishte arritur të tërhiqte të gjithë vëmendjen e shokëve të tij të skuadrës. Ishte në fjalimin e tij, në letrën e tij të prezantimit me ekipin. Disa fjalë të zbuluara nga gazeta ‘The Sun‘.

Cristiano Ronaldo tashmë ka ndikuar në dietat e bashkëlojtarëve te Manchester United
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo tashmë ka ndikuar në dietat e bashkëlojtarëve te Manchester United

CR7 u përpoq të prekte ndjenjat e lojtarëve të cilëve u shpjegoi se cilat ishin arsyet pse ishte kthyer në Manchester United. Dhe ai gjithashtu u kërkoi atyre angazhim dhe përpjekje, punë: bashkim dhe përkushtim për të fituar.

“Fjalimi i Ronaldos ishte shumë i fuqishëm dhe motivues. I gjithë grupi i lojtarëve dhe stafi i stërvitjes dëgjuan në heshtje. Ai u tha shokëve të tij të skuadrës: ‘Unë jam kthyer në Manchester United për dy arsye. E para është sepse e dua klubin. E dyta është se e dua mentalitetin fitues që është në radhët e këtij ekipi'”, raporton The Sun sipas një burim brenda ‘Djajve të Kuq’.

Rikthimi i Ronaldos në Old Trafford u bë edhe më epik nga komentimi i përsosur i Peter Drury
Lexo po ashtu Rikthimi i Ronaldos në Old Trafford u bë edhe më epik nga komentimi i përsosur i Peter Drury

Portugezi u bëri të qartë atyre se ai ishte kthyer në klub për të fituar përsëri, që Manchester United të ngrejë përsëri trofe, si ato që morën gjatë periudhës së tyre të parë në Old Trafford.

“Unë nuk jam kthyer për të qenë një nxitës i tifozëve. Nëse doni të keni sukses, kam nevojë që ju ta doni këtë klub me gjithë zemrën tuaj. Duhet të hani, të flini dhe të luftoni për këtë klub. Pavarësisht nëse luani apo jo, ju duhet mbështesni shokët tuaj të skuadrës dhe jepni gjithmonë 100 % për klubin”, u tha ai atyre, sipas informatave të gazetës angleze.

“Unë jam këtu për të fituar dhe asgjë tjetër. Fitorja na sjell lumturi. Unë dua të jem i lumtur, apo jo?. Ju të gjithë jeni lojtarë të jashtëzakonshëm dhe unë besoj në ju, përndryshe nuk do të isha kthyer”, kishte shtuar më tej pesë herë fituesi i Topit të Artë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori