LAJMI I FUNDIT:

Zbulimi tronditës, trupat e njerëzve vazhdojnë të lëvizin deri në një vit pas vdekjes

Zbulimi tronditës, trupat e njerëzve vazhdojnë të lëvizin deri në një vit pas vdekjes

Një studim ri ka dalë në një përfundim frikësues: trupat e të vdekurve vazhdojnë të lëvizin deri në një vit pasi kanë ndërruar jetë

Hartuesit e studimit zbuluan se gjymtyrët e kufomave ktheheshin e rrotulloheshin në mënyrë të ndjeshme gjatë procesit të dekompozimit.

Zbulimi mund të ketë pasoja të mëdha për njësitë e hetimit në vendin e ngjarjes, e në përgjithësi për hetimet pas vdekjes.

Përpara këtij zbulimi, hetuesit besonin se mënyra si gjendet një trup tregon edhe sesi vdiq personi, dhe se kjo mund të ndryshonte nëse trupi lëvizej nga dikush tjetër pas vdekjes.

Shkencëtari australian Alyson Wilson përdori regjistrimin me interval për të vëzhguar një kufomë për një periudhë kohe 17-mujore.

Kamera regjistroi trupin në intervale 30 minutëshe për të ndihmuar të kuptohej më mirë mënyra sesi dekompozohet trupi. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori