LAJMI I FUNDIT:

Žbogar: Ligji për gjuhët do t’i përmirësojë marrëdhëniet në vend

Žbogar: Ligji për gjuhët do t’i përmirësojë marrëdhëniet në vend

“Sjellja e ligjit për gjuhët do t’i përmisojë marrëdhëniet mes bashkësive dhe do ta kthej vendin në agjendë e reformave”, vlerësoi sot euro-ambasadori Samuel Zhbogar, duke shtuar se BE është optimist për miratimin e ligjit.

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve rreth ligjit, i cili u sollë në Kuvend javën e shkuar, gjatë vizitës në Gostivar deklaroi se marrëdhëniet ndëretnike në një shoqëri multietnike duhet të jenë në vazhdimësi të përmirësohen dhe të bëhen sa ma mirë çka përmison klimën e bashkëjetesës në një shoqëri.


“Unë e kuptoj se ligji për gjuhët është i rëndësishme për shqiptarët dhe ato këtë e shikojnë si hap të fundit, çka burron nga marrëveshja e Ohrit. Duke sjellur këtë ligj për shqiptarët është e rëndësishme sepse ashtu ndjehen vlerësimet dhe pranohen në një shoqëri dhe vetë vendin”, tha Žbogar.

Sipas ambasadorit të BE-së në rast se të drejtat e një kommuniteti jo-shumicë po përmisohen, kjo nuk do të thotë se ndërhyn në të drejtat e komunitetit të shumicës.

“Mendoj se komuniteti shumicë nuk duhet të ndjehet sikur në një farë mënyre është rezikuar e drejta e tyre. Mendoj se te komuniteti i shumicës ndjehet një frikë e tillë. Ne së BE nga afër e ndjekëm sjelljen e ligjit të gjuhëve dhe pres që ajo të dërgohet në komisionin e Venecisë, ashtu siç ishte thënë në planin 3-6-9. Mendoj se ky ligj do filloj të inplementohet dhe i tëri të respektohet sipas standarteve evropiane dhe praktikat pozitive evropiane. Gjihashtu pres që implementimin e do të respektophet nga të gjithë shoqëria, dhe me një dialog të afërt”, tha Žbogar.

Ai pret që ligji i gjuhëve të hy në fuqi sa më shpejtë të jetë e mundur, që do t’i japë hapësirë Kuvendit dhe Qeverisë për t’u përqëndruar në agjendën evropiane, e cila duhet të jetë parësore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori