LAJMI I FUNDIT:

Zbardhet vrasja e Edmond Papës në Tiranë, arrestohet një prej autorëve

Zbardhet vrasja e Edmond Papës në Tiranë, arrestohet një prej autorëve

Vrasja e Edmond Papës më 16 dhjetor të vitit që shkoi në Tiranë është zbardhur nga policia dhe në pranga është vendosur një nga autorët.

Reklama

Bëhet e ditur se në orët e para të mëngjesit të 1 janarit 2023, është finalizuar operacioni i koduar policor “EAGLE EYES”.

Në kuadër të këtij operacioni është bërë i mundur dokumentimi i plotë ligjor i vrasjes së 49-vjeçarit Papa i cili u ekzekutua me armë zjarri në në rrugën “Fadil Bodinaku“ Tiranë.

Vrasje në Tiranë, autori e priste pronarin e hotelit për ta ekzekutuar
Lexo po ashtu Vrasje në Tiranë, autori e priste pronarin e hotelit për ta ekzekutuar

Policia e Tiranës vuri në pranga një nga autorët e dyshuar, A. V. 30 vjeç, lindur në Këlcyrë Permet dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”. Ndërsa në kërkim u shpall si bashkëautor, A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimi rezultoi se autorët e dyshuar e kanë ndjekur për disa ditë Edmond Papën, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit.

Në cilesinë e provave materiale është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip “Audi” i përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas ngjarjes, pamje filmike dhe 3 aparate celular. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deputeti gjerman i reagon Vuçiqit: Nuk duhet të shohim atë nëse viktimat janë shqiptarë apo serbë, por pse duhet të vriten

Deputeti gjerman i reagon Vuçiqit: Nuk duhet të shohim atë nëse viktimat janë shqiptarë apo serbë, por pse duhet të vriten

Lajme
Policia tregon çka gjeti brenda manastirit të Banjskës dhe përreth tij

Policia tregon çka gjeti brenda manastirit të Banjskës dhe përreth tij

Siguri
Gjithçka nga beteja e së dielës në veri, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës  dhe tre sulmues serbë

Gjithçka nga beteja e së dielës në veri, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues serbë

Lajme
Gjesti human i policëve të Kosovës, i ofrojnë ndihmë mjekësore serbit të plagosur në veri

Gjesti human i policëve të Kosovës, i ofrojnë ndihmë mjekësore serbit të plagosur në veri

Lajme
Policia: Aksioni në Banjskë vazhdon, arrestohet një tjetër sulmues me uniformë ushtarake

Policia: Aksioni në Banjskë vazhdon, arrestohet një tjetër sulmues me uniformë ushtarake

Lajme
Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës tregon për gjendjen e policit të plagosur

Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës tregon për gjendjen e policit të plagosur

Lajme
Kalo në kategori