Kur kanë kaluar pesë ditë nga masakra në Palasë Himarë, autori i saj ka folur vetëm dy fjalë. “E vrava se më mërziti”, i tha Jorgo Zani inspektorit të antikrimit që tentoi ta merrte në pyetje.
Më pas ka heshtur dhe askush nuk e ka dëgjuar të thotë diçka rreth krimit makabër. 31-vjeçari është vendosur i vetëm në një qeli të paraburgimit të Vlorës. Nuk ka asnjë deklaratë të firmosur prej tij, pasi hetueset nuk kanë mundur t’i marrin asnjë rrëfim përveçse: “E vrava se më mërziti.”
Burimeve të policisë tregojnë se atij nuk i është vendosur asnjë mjekim. Por megjithatë gjatë gjithë kohës qëndron i heshtur dhe nuk ka treguar asnjë shenjë agresiviteti.
Pritet mbledhja e një komisioni, ku do të jenë edhe mjekë psikiatër, për të caktuar se ku do të vendoset në të ardhmen. Zani është diagnostikuar me çrregullime të personalitetit, ose siç është njohur kohët e mëparshme, është psikopat, transmeton TV Klan.
Ai ka qenë njëherë i shtruar në spitalin psikiatrik të Vlorës, sikurse edhe ne Greqi është trajtuar me antipsikotik. Momentin kur ai ka kryer krimin, nuk ka patur asnjë dëshmitar. Ai u kap nga policia, pasi i kishte prerë kokën 12-vjeçarit Andrea Zanit, djali të kushërirës së tij që jeton në Greqi.
Për shkak të përmasve tronditëse të ngjarjes, policia ende nuk ka shpjeguar mekanizmin e vrasjes, që besohet se është bërë me hanxhar. Minoreni mëngjesin e se enjtes doli nga shtëpia e gjyshes, ku kishte shkuar me pushime, kurse psikopati i kishte zënë pritë në një rrugicë lagjeje. Skenat e mëvonshme kanë qenë horror dhe kanibaliste.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'