LAJMI I FUNDIT:

Zafir Berisha: Në lista edhe ata që na kanë sjell speca me xhizë (Video)

Zafir Berisha: Në lista edhe ata që na kanë sjell speca me xhizë (Video)

Deputeti i “Nisma për Kosovën”, Zafir Berisha ka rrëfyer në INFOBOX të RTV Dukagjinit se ka pasur kërkesa për t’ia nënshkruar aplikacionin edhe njerëzve që u kanë sjell ushqim luftëtarëve të UÇK-së.

“Me të ndjerin, komandant Drinin, pas ofensivës së shtatorit – katër ditë luftë – ditën e pestë kemi qenë më të sigurt, deri sa vinin njësiti i Podrimës që të bijmë në kontakt, na ka pru dikush speca me gjizë në atë kohë. Dhe pas 15 vitesh, më thanë se duhet të aplikoj se në atë kohë ju kemi pru speca me gjizë. Kjo është banale”, tha deputeti Berisha. /Telegrafi/