Zaev udhëton në Berlin, kërkon mbështetje nga Merkel për nisjen e negociatave me BE-në
Kryeministri Zoran Zaev në prag të Samitit të Këshillit Evropian që duhet të mbahet në fund të qershorit në Bruksel, në të cilin pritet të merret vendim nëse Maqedonia e Veriut do të merr datë për negociatat me BE-në, so do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Gjermani.
Zaev pret mesazh pozitiv nga kancelarja gjermane Angela Merkel, në lidhje me marrjen e datës për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Të enjten pres mesazh pozitiv nga kancelarja Merkel me agjenda precize dhe detaje, pasi asnjë vend nuk ka dyshim ose çfarëdo argumenti kundër marrjes së datës për Maqedoninë e Veriut. Vetëm duhet ta dijmë se kur do të merren vendimet konkrete”, tha dje Zaev në konferencë për shtyp.
Ai tha se vendimet politike në vend për atë nëse do të ketë rikonstruim të qeverisë ose zgjedhje të parakohshme parlamentare do të varen nga vendimi i Këshillit të Evropës, si dhe nga mesazhet që do t’i merr nga Merkel në takimin që do të mbahet të enjten.
Vizita e punës e Zaevit në Berlin është me ftesë të Odës Ekonomike të Gjermanisë për Evropën lindore.
Sipas paralajmërimeve nga qeveria, Zaev do ta udhëheq delegacionin në ngjarjen vjetore të Odës Ekonomike të Gjermanisë për Evropën lindore, ku edhe do të ketë fjalim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert