Ministri i Jashtëm i RMV-së, Timço Mucunsk, për emërimin e i Arben Fetait si i dërguar special në BE, thotë se është një pyetje legjitime dhe ai beson se publiku meriton përgjigje për faktin se ish-zëvendëskryeministri, siç u pretendua, nuk shkoi në punë për një periudhë të caktuar gjatë kohës që ishte në detyrë, por mori një pagë.

"Le të flasim hapur së pari se kush është Arben Fetai. Ai është një person që ka marrë arsimimin në Belgjikë, i njeh të gjitha gjuhët zyrtare të Belgjikës.


Arben Fetai jo vetëm që i njeh të gjitha gjuhët zyrtare të Belgjikës, por gjithashtu ka punuar dhe është angazhuar nga organizata të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare në Bruksel. Ai ka një rrjet kontaktesh që mund t'u shërbejnë interesave të shtetit.

Objektivisht, Arben Fetai ka shtetësi të dyfishtë, të RMV-së dhe belge. Nëse nuk do të kishte shtetësi të dyfishtë, ndoshta do të ishte një kandidat ideal për ambasadorin tonë në BE. Për mua, ai ishte gjithashtu një bashkëpunëtor i shkëlqyer në Qeveri. Është e lehtë të kritikosh, por është mirë të flasësh për faktet.

Na duhet një person atje për shkak të dinamikës së aktiviteteve. Ai do t'i shërbejë shtetit në këtë periudhë specifike. Në biografinë e tij, ai përmbush profilin e personit që na duhet atje", tha Mucunski./Telegrafi/