LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Do të ketë jetë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë

Zaev: Do të ketë jetë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, me rastin e festës së Pashkëve, ka uruar kishën ortodokse në Maqedoni dhe qytetarët që festojnë këtë festë. Ai thotë se festa këtij viti duhet të sjell jetë për gjithë qytetarët, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Festa e fitmit të jetës këtë vit, le të sjell jetë për gjithë qytetarët e Maqedonisë. Të jetosh me qetësi do të thotë të jetosh në harmoni me veten, me familjen dhe me qytetarët e tu. Ne kemi vendosur që të jemi bashkë në mbrojtje të vlerave njerëzore. Së bashku do ta mbrojmë drejtësinë, kemi lëvizur deri këtu me durim dhe urtësi”, shkruan mes tjerash Zaev./Telegrafi/