LAJMI I FUNDIT:

Zaev sy më sy me të burgosurit që vuajnë denimin në burgun me kushte jonjerëzore (Foto)

Zaev sy më sy me të burgosurit që vuajnë denimin në burgun me kushte jonjerëzore (Foto)

Kryeministri i Maqedonisë sot ka qenë në mesin e të burgosurve në e Idrizovës ku ka parë nga afër së bashku me Avokatin e Popullit kushtet e të burgosurve dhe mënyrën se si ato vuajnë dënimet.


Zaev tha se qëllimi i tij është që të shohë nga afër kushtet për të cilat ka pasur edhe kritika të njëpasnjëshme nga BE dhe autoritet gjyqësore evropiane, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Më vjen turp që jam kryeministër i një shteti me burg të këtillë. Unë jam për ligje për amnisti, shpresoj që sa më shpejtë të futet në procedurë qeveritare dhe kuvendore. Në Idrizovë janë 1800 të burgosur, ndërsa kapaciteti është vetëm për 800 persona”, deklaroi Zaev.

    

Zaev shtoi se në Idrizovë kushtet janë për 850 të burgosur, ndërsa momentalisht atje dënimin vuajn 1850 të burgosur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një nga zgjidhjet sipas Zaevit është ligji për amnisti, temë e cila siç tha, tashmë është hapur. Disa OJQ kanë hapur debatin, ndërsa Avokati i Popullit dhe Ministria e Drejtësisë do të kenë mendimin e tyre.

Zaevi theksoi se Qeveria dhe Parlamenti janë të përgatitur për zgjidhje të shpejtë të kushteve të jonjerëzore në burgun e Idrizovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori