LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Staffansosn: Kriza duhet të përfundojë menjëherë

Zaev-Staffansosn: Kriza duhet të përfundojë menjëherë

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, sot është takuar me ambasadorin e Suedisë në Maqedoni, Mats Staffansosn, me të cilin kanë biseduar për gjendjen aktuale politike dhe rrugët për tejkalimin e krizës së thellë politike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, Zaev ka deklaruar se kriza në këtë vend duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, nëse dëshirojmë sundimin e ligjit dhe zbatimin e zgjedhjeve të rregullta, korrekte dhe të besueshme, duke u plotësuar të gjitha kushtet.


Gjithashtu, Zaevi kërkon që të krijohet një qeveri teknike, e cila do të organizonte zgjedhje korrekte, ku qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre të lirë./Telegrafi/