LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Po ndërtojmë infrastrukturë cilësore për të gjithë

Zaev: Po ndërtojmë infrastrukturë cilësore për të gjithë

Qeveria e Maqedonisë po ndërton infrastrukturë cilësore në të gjithë vendin, që ka për qëllim lëvizje të shpejtë të njerëzve, shkruan sot kryeministri Zoran Zaev në Facebook.

“Po ndërtojmë infrastrukturë cilësore në të gjithë vendin, për të gjithë. Infrastruktura e ngritur cilësore rrugore dhe hekurudhore është e domosdoshme për ne, pasi përfaqëson rrjedhën e gjakut të aktivitetit ekonomik përmes lëvizjes së shpejtë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve”, shkruan Zaev.

Ai më tej theksoi se gazifikimi është një nga projektet më të vlefshëm për qytetarët dhe kompanitë e vendit tonë, me 216 kilometra tubacion gazi që po ndërtohet në të gjithë vendin.

“Jemi të përqendruar në ndërtimin e sistemeve të ujësjellësit dhe kanalizimeve për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Deri më tani, janë ndërtuar më shumë se 30 kilometra furnizim me ujë për 310.000 banorë dhe 37 km kanalizim për 22.500 banorë. Ne po e ndërtojmë Maqedoninë e Veriut së bashku. Ne e bëjmë atë një vend të bukur për të jetuar. Po ndërtojmë sipas planit!”, shkruan Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori